16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Olsian Çela u ‘kërcet dhëmbët’ anëtarëve të KLP-së: Qesharake, si guxojnë prokurorët të mbajnë dosjet në sirtare? Të ndëshkohen!

by News Albania
27/05/2021
in Kronikë
0
Olsian Çela u ‘kërcet dhëmbët’ anëtarëve të KLP-së: Qesharake, si guxojnë prokurorët të mbajnë dosjet në sirtare? Të ndëshkohen!
155
VIEWS
Share on Facebook

Kreu i Prokurorisë, Olsian Çela ka kërkuar ndëshkim për të gjithë prokurorët e rretheve që mbajnë dosjet në sirtarët e zyrave të tyre. Teksa raportoi ditën e sotme Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me funksionimin dhe administrimin e sistemit të Prokurorisë, Çela tha se ka marrë informacione për prokurorë që mendojnë se janë në kohët e dikurshme dhe raportojnë vetëm çështjet qesharake. 

Me tone të forta, Çela kërkoi ndëshkimin e tyre, duke sjellë këtu në mendje dhe skenarin e vitit 2015, kohë kur shkresa e ardhur nga Interpol Belgjika për deputetin e asaj kohe, Mark Frroku dhe qëndroi në sirtar për shumë kohë. 

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të emërohen prokurorët e rinj në vendet vakante, në Prokurorinë e Kavajës, Gjirokastrës, Beratit dhe Dibrës. Çela shtoi se këto prokurori kanë performancë më të ulët në krahasim me prokuroritë e tjera, sipas raportimeve në media.

Kryeprokurori Olsian Çela u ka tërhequr vëmendjen anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërimet që bëjnë në rrethe. I pranishëm në mbledhjen e KLP-së. Çela tha se komandimet me afat tre mujor për drejtuesit e rretheve janë bërë jo në bazë të performancës së asaj prokurorie. Çela ashpërsoi tonet teksa shtoi se nuk është prokuror ai që mban në zyrën e vet. Këta, sipas Çelës duhen ndëshkuar.

“Nga ana e KLP keni dy tre vite duke komanduar drejtues në periudha 3 mujore në të gjitha prokuroritë e vendit. Në asnjë rast komandimet që keni bërë nuk është bërë në vlerësimin e performancës së asaj prokurorie. A vallë është pyetur ndonjëherë prokurori i përgjithshëm çfarë bëhet në x apo y. Si po u ushtron detyrat prokurori i komanduar. A e dini ju që në momentin që ne kemi kërkuar informacion drejtues të prokurorive, sa herë ishin dhënë detyrime për të qenë aktive, për të ndikuar në mënyrën si zbatohen politikat, për fat të keq përgjigjet ose nuk kish fare ose shifrat ishin qesharake?

Kemi drejtues prokurorie që mendojnë se janë drejtues prokurorie të dikurshëm. Harrojnë që ka një marrëdhënie institucionale që duhet të respektojnë. Nuk është drejtues prokurorie ai që mban dosjet në zyrën e vet, këta janë drejtuese që duhet ndëshkohen sepse cenojnë pavarësinë e prokurorëve. Kemi të dhëna si po mbahen këto regjistra. Kërkojmë të dhënat dhe të dhënat janë të vakta. Nuk kemi një pasqyrim të qartë, ndaj ne i kemi kërkuar ILD një inspektim tematik për mënyrën si po zbatohen këto kërkesa,”- tha Çela.

Por kush janë këta prokurorë që mbajnë dosjet në sirtarë?

Në vitin 2015, Partia Demokratike denoncoi se më 8 janar të atij viti, kishte mbërritur në Tiranë, dokumenti i Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të deputetit Mark Frrokut, për akuzat e drejtësisë belge për vrasje. Ky urdhër u mbajt në sirtar nga zyrtarët e Edi Ramës. Më 23 janar, Interpol i Brukselit, ka sjellë material shtesë duke ripërsëritur kërkesën për kërkimin dhe kapjen e Mark Frrokut, ndërsa zyrtarët e Edi Ramës sërish nuk kanë bërë asnjë veprim. Vetëm më 18 mars, pasi Mark Frroku e kishte dhënë dëshminë në prokurori në favor të Ilir Metës, pasi ky i fundit u akuzua nga vetë Tom Doshi se kishte urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, policia shqiptare mxorri shkresën nga sirtari. Për këtë ngjarje u bë ‘kokë turku’ drejtori i Interpol Tirana, Artan Bajraktari, dhe një specialiste në këtë drejtori.

Cilët janë prokurorët që po tentojnë të përsërisin të njëjtin skenar?

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

15/01/2026

Groenlanda, Trump, Nato dhe Europa! Situatë sa kaotike aq dhe e rrezikshme për paqen!

15/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Në “gjueti” të qitësit të Çopjave/ Policia kthehet në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë

15/01/2026
Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

15/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In