6 oligarkët që do ndërtojnë Unazën e Jashtme të Tiranës/ Nga Bashkim Ulaj te Ismailajt! Dyshime dhe afera
6 kompani të disa prej oligarkëve të më fuqishëm të Tiranës, janë shpallur fituese në disa prej lotëve të tenderit të Unazës së Jashtme të Tiranës si dhe lidhjes së Sheshit Shqiponja me Bulevardin e Ri. ARRSH ka lidhur kontrata me këto kompani, vlera ofertuese e të gjithave në total kap vlerën e rreth 120 MLD LEKË, 10 MLD më pak se Fondi Limit. Ofertat e kompanive në total janë sa 92% e Fondit Limit.
KOMPANITË DHE KONTRATAT
-Për “Ndërtimin e segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”, fitues është 4 A-M, me ofertë 2,386,175,789.24 Lekë, ose 96% e fondit limit prej 2,485,599,781.25 Lekë.
Kështu 4-AM e Bashkim Ulajt do të ndërtojë segmentin rrugor nga Sheshi Shqiponja deri tek Bulevardi i Ri për 23 MLD Lekë. Rikujtojmë se edhe kompania DH Albania e Aviol Dobit, një kompani e cila më pas u zbulua që ishte offshore dhe pas saj fshihej pikërisht oligarku Ulaj, fitoi tenderin 18 MLN Euro për ndërtimin e një prej loteve të Unazës së Re dhe pas skandalit u anulua.
-Për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, fituesi është kompania 2T, e cila ka dhënë ofertën e 2,261,328,720 leke, ose 96% e fondit limit prej 2,353,597,373.94 Leke
2T të Artan Sakos i është dhënë Loti 7 me vlerë 22 MLD Lekë. Kjo kompani është përfituese e disa prej tenderave më të majmë të bashkisë Tiranë.
-Për Ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, fituesi është EUROTEOREMA PEQIN shpk – “PE-VLA-KU” sh.p.k – “NOVA Construction 2012” shpk me ofertë prej 1,991,017,847.00 Lekë, ose 95% të fondit limit prej 2,096,958,794.70 Lekë.
Për çudinë e të gjithëve, EUROTEOREMA PEQIN me administrator një italian dhe ish-zotërues Ministrinë e Ekonomisë, kjo kompani nuk ka asnjë një prokurë publike të fituar apo eksperienca të mëparshme në këtë fushë. Kompanitë e tjera janë kontraktuese të njohura të bashkisë Tiranë, kryesisht NOVA Konstruksion e Ilir Shtufit.
-Për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5, fituesi është G.P.G. COMPANY, me ofertë 1,802,764,499.00 Lekë, ose 93% e fondit limit prej 1,939,309,894.55 Lekë.
GPG Company e Paqsor Buzit është përfshirë po ashtu në rrethin e përfituesve të parave publike, nëse SPAK do merrte mundimin të hetonte mbi skandalet e kësaj kompanie do kishte shumë për të hetuar, por deri atëherë JOQ do bëjë publike të gjitha abuzimet me paratë publike.
-Për Ndërtimin e segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana, fituesi është ALB – STAR, me ofertë 1,987,865,274.00 Lekë, ose 78% e fondit limit prej 2,559,318,901.29 Lekë.
ALB-STAR kompania e Sadik dhe ismet Ismailajt, një nga më të përfolurat në fushën e ndërtimit për shkak të abuzimit me tenderat publikë për favorizim, përfituese e tenderit të majmë mbi 7 MLD Lekë për rehabilitimin e Gjanicës, nuk mund të mungonte në listën e të preferuarve të qeverisë.
-Për Ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6, fituesi është GJOKA KONSTRUKSION, oferta ishte 1,716,910,907.25 Lekë, ose 94.5% e fondit limit prej 1,816,355,589.63 Lekë.
Gjokës iu dha tenderi për tunelin e Llogarasë për t’i shpëtuar skandalit të bërë publik në media, por megjithatë iu dhanë 17 MLD të tjera për Lotin 6 e Unazës së Jashtme në Tiranës.