Nga zero përsëri ne të dy
Përsëri ne të dy, ne të dy si një kemi mbetur,
në botën tonë që lëngon nga të zezat gënjeshtra.
Zemrat nga shkëmbi dolën drejt rrugës së re,
në ndjekje të tabelës “fillim i ri” e shënuar.
As ti e as unë, të dy ndërtojmë ura dashurie,
pa frikë se qiellin nuk e mbajmë dot në duar.
Hidhërimin e bëjmë si copëza hojesh të bletës,
mallkimin e kthejmë në bekimin e vetë jetës.
E lagur nga djersët e pasionit bredhur në lëkurë,
si hënë më lëviz syve të mi të humbur pas teje.
Në krahë e mi të shohësh ëndrrat në trupa njësh,
mos të turpërohemi pse kërthizat na janë lagur.
E dua puthjen tënde në rrëzë të gushës tërbuar,
si trëndafilat e kuq në kopshte çelur në befasi.
U mësova me lojën tënde kur më kërkon të lëshoj,
E kundërta ndodh në krahë më fort të shtrëngoj.