Një video skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale dhe tregon se komunikimi mes mësuesve dhe nxënësve në shkolla është ulur deri në përdorimin e fjalëve më banale e vulgare.
Pamjet e publikuara nga BoldNews tregojnë ambientet e një klase të rrëmujshme, në mes të së cilës është vendosur mësuesja, por nxënësit nuk duket se janë shumë të përqëndruar në mësim. Njëri prej tyre nis të filmojë dhe madje e quan mësuesen “super p***”.
“O nushi je super p****, o zyshe thotë Gëzimi…je *****”- dëgjohet në video. Nuk dihet ende se në cilën shkollë është filmuar kjo video, por mësuesja është lehtësisht e identifikueshme. Ajo që bie në sy është se nxëësit nuk janë më shumë se dhjetë vjeç, por kanë në duar celularin në orën e mësimit dhe guximin për të komunikuar në këtë lloj niveli.