Një 50-vjeçar nga Elbasani ndodhet në vdekje klinike në Tiranë. Ai është Gazment Kurmaku 50 vjeç, kryekamarieri i një kompleksi në Labinot, në dalje të Elbasanit në drejtim të qytetit të Librazhdit. Por çfarë ka ndodhur?
Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku raportohet se ndodhet në vdekje klinike.
Newsalbania.al siguruar foton e autorin të ngjarjes, Erjon Llapushi. A shkruante në rrjetin e tij social “Facebook” se është mysliman. Në profil ai shkruante: “O Allah ma mer jeten si Besimtar Musliman”