Në Tiranë, kryeson PS
Vijon procesi i numërimit të votave në disa qarqe në vend. Në kryeqytet deri më tani janë numëruar 4 kuti në Kombinat.Procesi ka qenë i qetë dhe nuk janë shënuar incidente. Gjatë mbrëmjes kjo KZAZ u vizitua edhe nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim.
Kutia e Parë: PS 174, PD 124 dhe LSI 12 vota.
Kutia e Dytë: PS 176 vota, Partia Demokratike 114 vota ndërsa LSI numëron 13 vota.
Kutia e tretë: PS 246 vota, PD 136 vota, LSI 33 vota.
Kutia e katërt: PS 216 vota, PD 118 vota dhe LSI 24 vota.











