53-VJEÇARI ABUZON SEKSUALISHT ME 14-VJEÇAREN
Nuk ndalen krimet seksuale ndaj minoreneve.
Ditën kur një 67-vjeçar u burgos pasi kishte përdhunuar mbesën 13-vjeçare, një ngjarje tjetër e rëndë regjistrohet në Bulqizë.
Një 53-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ka abuzuar me një 14-vjeçare.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, B.L., 53 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Ngacmim seksual”,” raporton policia.