Protesta për Klodian Rashën në Tiranë/ Shpallet në kërkim reperi Stresi, arrestohen 3 persona dhe procedohen 4 të mitur.
TIRANA
Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë.
Po ashtu janë arrestuar deri më tani 3 persona dhe janë proceduar 4 të mitur.
Sipas Policisë personat e mësipërm nuk morën leje për protestën si dhe shkelën rregullat anti-covid.