Seanca gjyqësore për rihapjen e dosjes së Gërdecit dhe gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu e parashikuar për ditën e sotme është shtyrë për në 24 shtator.
Shkak i shtyrjes së seancës nga Apeli i Gjykatës së Posaçme është bërë mospatja dijenisë për zhvillimin e saj nga ana e ish-ministrit Fatmir Mediu.
Rihapja e çështjes së Gërdecit dhe gjykimi i ish-ministrit Mediu ka përfunduar në Apelin e GJKKO-së, pas ankimimit të dhënë nga SPAK për vendimin e Gjykatës së Lartë që shpalli moskompetencën në lidhje me dosjen.
SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes.
Në vendimin e GJKKO theksohej që Prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun, pasi ai që prej 2012 nuk ka pasur imunitet dhe vepra është parashkruar.
Kujtojmë se Saida Dollani, e cila është gjyqtarja që ka në dorë “fatin” e Fatimir Mediut, ka shqyrtuar më parë çështjen e Emiljano Shullazit, e cila ka marrë edhe kërcënime dhe më pas u mor në mbrojtje nga policia.