21 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nuk ka fuqi punëtore/ Tregu “pushtohet” nga filipinasit dhe indianët, lejet e punës për të huajt rriten 43%

by News Albania
08/07/2026
in Kryesore, Lajme
0
Nuk ka fuqi punëtore/ Tregu “pushtohet” nga filipinasit dhe indianët, lejet e punës për të huajt rriten 43%
22
VIEWS
Share on Facebook


    

Mungesa e fuqisë punëtore vendase, po shtyn gjithnjë e më shumë bizneset shqiptare të kërkojnë staf jashtë vendit. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm prania e punonjësve të huaj, veçanërisht nga vendet aziatike, në sektorë si shërbimet (baret dhe restorantet), industria dhe bujqësia.

Nga kamerierë e punonjës mirëmbajtjeje deri te inxhinierë dhe kujdestarë fëmijësh dhe të moshuarish, të huajt po bëhen një pjesë gjithnjë e më e dukshme e tregut shqiptar të punës.

Sipas të dhënave të Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), në total për vitin 2025 janë miratuar online 18,156 kërkesa punësimi për shtetas të huaj.

Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit me 43.4%. AKPA pohoi se 14 mijë leje pune për shtetasit e huaj u dhanë për herë të parë në 2025-n, duke treguar fluksin e lartë të të huajve që po vijnë të punojnë në vend.

Për vitin 2025 shtimi më i lartë i kërkesave ishte për të punësuarit nga Filipinet dhe India.

18% e kërkesave për punësime të miratuara online nga AKPA ishin nga Filipinet. Edhe punësimet nga India zunë 18% të totalit të kërkesave të miratuara online.

Kërkesat e miratuara të lejeve të punës për shtetasit nga Egjipti zunë 15% të totalit, ndërsa nga Turqia 9%, Kosova 4% dhe Italia 3%.

Në vitin 2025, u dhanë 3,251 leje pune për shtetas indianë, gati dy herë më shumë se një vit më parë dhe 3279 leje për shtetasin nga Filipinet.

Shtetasit e huaj për t’u punësuar në Shqipëri, sipas ligjit “Për të huajt”, duhet të pajisen me Leje Unike, që përfshin miratimin e lejes për punësim + dhënie vizë + leje qëndrimi.

Nga AKPA miratohen online vetëm lejet e punësimit, ndërsa dhënia e vizës dhe e lejes së qëndrimit miratohen nga institucionet përkatëse.

Pra pajisja e të huajve me Leje Unike (qëndrimi në Shqipëri me motiv punësimi) finalizohet nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit.

Shtetasit nga Kosova dhe Italia ndjekin procedura të lehtësuara për punësimin

Në 2025 sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, numri i shtetasve nga Kosova të pajisur me leje qëndrimi në vend arriti në 6,076 banorë, që përbën rreth 22% të totalit. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 32%.

Ndryshe nga shtetasit e tjera, pas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në vitin 2022, shtetasit e Kosovës mund të pajisen me Leje Qëndrimi biometrike 5-vjeçare, e cila shërben njëkohësisht edhe si Leje Pune.

Dokumenti merret përmes një procedure të thjeshtuar online dhe eliminon nevojën për aplikime të veçanta ose rinovime të shpeshta të lejes së punës.

Për këtë arsye, një pjesë e punësimeve të shtetasve të Kosovës nuk kalojnë më në të njëjtën procedurë të miratimit të lejeve të punës nga AKPA si shtetasit e vendeve të treta, duke ndikuar edhe në uljen e numrit të kërkesave të regjistruara nga agjencia.

Po ashtu, pjesa e madhe e shtetasve nga Kosova dhe Italia operojnë me bizneset e tyre në vend, për këtë arsye nuk kanë nevojë të aplikojnë për leje punësimi online.

Pas Kosovës numrit më të lartë të shtetasve të huaj, të pajisur me leje qëndrimi në 2025 ishte nga Italia me 3,776 persona që përbëjnë 14% të totalit të të huajave. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 75%.

Po ashtu edhe italianët, si shtetas të BE-së nuk kanë nevojë për miratim punësimi nga AKPA. Punëdhënësi ose vetë personi bën vetëm deklarimin e punësimit, dhe ligji u njeh të drejtën e punësimit në të njëjtat kushte si shtetasve shqiptarë, përveç vendeve të punës që kërkojnë shprehimisht shtetësi shqiptare.

Sipas legjislacionit “Për të huajt” pas 5 vitesh qëndrimi të ligjshëm dhe të vazhdueshëm, një i huaj mund të plotësojë kushtet për leje të përhershme; dokumenti i kësaj lejeje zëvendësohet çdo 10 vjet me procedurë automatike. Statusi i banorit afatgjatë nuk humbet vetëm sepse skadon karta 10-vjeçare.

Pra, praktikisht një shtetas italian nuk aplikon çdo vit për kërkesë punësimi, si shtetasit e vendeve që i nënshtrohen kontrollit të tregut të punës. Por mund t’i duhet të rinovojë lejen e qëndrimit sipas afatit të kontratës, derisa të fitojë leje të përhershme. / Monitor

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania