Saimir Korreshi: Ishte diçka e momentit. Nuk mendova të përgatis një fjalim e ta lexoj si shumë kolegë të tjerë, po prita sa të vinte babai i kombit (Rama) dhe të flisja. Ishin disa batuta të bëra se ka qenë ora 06:00 e mëngjesit, kishim 24 orë për gjumë. Doja të bëja një ndërhyrje të tillë, të godisja me anë të humorit.
Ndoshta doza që unë shtova bëri që të qeshurat të shtoheshin në sallë. Realisht situata është tragji-komike, duhet ta përcjellim këtë gjë. Qeveria është në tjetër dimension, qeveria zbret nga makinat luksoze dhe ecën përmes tapetit të kuq për tu futur në zyrë. Zoti Basha nuk e pristE realisht që unë mund t’i bëja vërtetë ato batuta.
Unë nuk e ndryshoj dot se jam nga Lushnja, ky është dialekti ynë, për mua nuk është problem kjo gjë. Nuk pezmatohem, po të shikoni nuk e kam prish fare terezinë. Sot në spitalin e Lushnjes me siguri kanë vënë çarqe për të kapur minj sepse mund të shkojë ministrja Manastirliu. Nuk pendohem për asgjë, isha koshient. Nuk kam ofenduar njeri absolutisht. Një program i tillë qeveritar nuk mund të jepet për të fyer inteligjencën tonë. Ne në Lushnje e kemi humbur përfaqësinë sepse drejtuesit politikë vijnë nga rethet e tjera dhe nuk e njohin aspak situatën.