Vranësira dhe kthjellime, mësoni si do të jetë moti për ditën e sotme.
Per ditën e nesërme vendi ynë do të jete nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtëra.
Era me drejtim veriperendim me shpejtësi 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në mesditë fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Temperaturat parashikohen pa ndryshime në vlerat minimale dhe rënie në vlerat maksimale. Më konkretisht:
vendet malore 17°C deri në 32°C
vendet e ulëta 21°C deri në 36°C
vendet bregdetare 19°C deri në 34°C
Ju urojmë një pasdite të bukur!