8 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Njerëzit protestojnë për çmimet e larta, Bledi Çuçi porosit 5000 kapsula kafe me tender!

by News Albania
26/03/2022
in Kronikë
0
Njerëzit protestojnë për çmimet e larta, Bledi Çuçi porosit 5000 kapsula kafe me tender!
149
VIEWS
Share on Facebook

Njerëzit protestojnë për çmimet e larta, Bledi Çuçi porosit 5000 kapsula kafe me tender

Çmimet e larta kanë prekur gjithë Shqipërinë, ndërsa qeveritarët kanë dhënë këshillat e para. Ministrja Belinda Balluku tha se njerëzit duhet të ecin në këmbë, ndërkohë, Delina Ibrahimaj tha se një familje me të ardhura 140 euro në muaj del nga varfëria!

Por, nuk ka ndenjur pa reaguar edhe ministrja e Rinisë, e cila e kishte me detyrim që të hipte në makinën e shtetit. Ministret janë venë në radhë për të mësuar shqiptarët si të kursejnë, apo çfarë të bëjnë.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, u bëri thirrje bujqve që të mbjellin grurë në muajin mars, në një kohë që gruri mbillet në muajt e vjeshtës. Por, nëse ministret tona mëndjendritura na kanë dhënë këshilla të vyera si të dalim nga kjo situatë, po ministrat çfarë bejnë?

Bledi Çuçi, i cili ka një karrierë në rritje, pasi nga një OPGJ i thjeshtë, është katapultuar deputet, më pas ministër Bujqësie dhe aktualisht i Brendshëm, nuk jep këshilla. Ai ka detyrën të shuajë protestat me dhunën policore, por edhe të mendojë pak për ndonjë tender të vogël.

Madje, ka gjetur kohën e duhur që të mendojë që ai filxhani i kafes të mos i mungojë.

Po, po, rrëkëllen kafe, duke parë nga televizori, telefoni apo duke u informuar nga vartësit për çka ndodh në Shqipëri. Por, nëse ata që dalin në shesh dhe qëndrojnë me orë të tëra në rrugë, e blejnë me kursimet e tyre kafenë, ujin apo sanduiçin, po Çuçit kush ia blen?! Sërish ata që protestojnë, apo familjet që iu janë ngritur çmimet. Përpos tryezës së tyre, shqiptarët mendojnë edhe për salltanetet e shtetarëve, pasi me taksat e tyre, paguhet karburanti me të cilin ata lëvizin, kafja, uji, dritat e gjithçka tjetër.

Sipas dokumenteve ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka hapur një tender me objekt “blerje kapsula kafe ekspres, sëbashku me kapsula qumështi, sheqer dhe gota e lugë”.

Në dokumente thuhet se ministria e Brendshme ka blerë plot 5000 kapsula kafe, ndërsa ka edhe kërkesa për cilësinë e kafesë. Punonjësit e ministrisë kanë hartuar dhjetëra dokumente për këtë tender, që nga shpallja e ofertës, specifikimet apo procesverbali i argumentimit, njoftimi i fituesit në mënyrë elektronike apo dokumentet e dërgimit të mallit.

Tenderi është nën 8 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që cilësohet se “kafja duhet të jetë e ambalazhuar në kuti, ambalazhimi duhet të sigurojë cilësi higjienike dhe ushqimore të produktit, duhet të jetë i sigurt dhe i përshtatshëm për përdorim”.

Ndërkohë që në ambalazhim të ketë kushtet e ruajtjes apo datën e skadencës. Me kaq kërkesa për cilësinë, nuk bëhen as për tenderët miliona euro të ushqimeve të të sëmurëve apo të shkollave. Por, bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, i cili në këto kohë duhet të shpenzojë shumë kohë në zyrë!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania