SMARTiMONY një tryezë debati në Gjirokastër për strategjitë e turizmit
SMARTiMONY një projekt i përbashkët greko-shqiptar INTERREG-IPA të financuar nga BE me vlerë për zhvillimin e turizmit kulturor të mbështetur në pasuritë e trashëgimisë kulturore. është duke vënë në lëvisje mjaft aktorë e faktorë të biznesit, institucioneve publike dhe të shoqërisë civile në të dy anët e kufirit mes dy vendeve fqinë.
Në kuadër të këtij projektit europian INTERREG-IPA CBC, prefektura Gjirokastër dhe Qendra Kulturore Mediatike ANTIGONEA organizuan së fundi një debat publik të fokusuar në hartimin e strategjive të përdorshmërisë ekonomike të vlerave të trashëgimisë kulturore për ta vënë në interes të zhvillimit të turizmit Kulturor.
Në këtë debat u përfshinë ekspertë të turizmit nga 7 bashkitë e prefekturës së qarkut të Gjirokastrës, pedagogë dhe studentë të Departamentit të Turizmit në Universitetin “Eqrem Cabej”. Specialistë të Drejtorisë Rajonalë të Trashëgimisë Kombëtare, biznesmenë dhe operatorë turistik të licensuar, përfaqësues të shoqatave të artizanatit, hotelerisë, subjekte të shoqërisë civile Visit-Gjirokastra, Zonës TID-Gjirokastra, përfaqësues të mediave lokale dhe qëndrore. etj.
Debatin e celi Engjëllush Serjani, kryetar i Qendrës Kulturore Mediatike ANTIGONEA , i cili theksoi. se me gjithë zhvillimet pozitive në fushën e turizmit, në situatën aktuale është e nevojshmë që ecuria e turizmit kulturor te kete një angazhim më të madh nga aktorët mbështetës, ka nevojë për risi dhe planet strategjike sidomos për zonat periferike me popullsi të rrallë. “Ofertat turistike të mbështetura në vlerat e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore, ende janë të papërpunuar dhe aspak elastike, ndërkohë që mungojnë strategjitë e përpunuara dhe orjentuara drejt nxitjes së investimet në industritë kulturore dhe krijuese”, theksoi zoti Serjani.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës zonja Lindita Rova në fjalën e saj nënvizoi nevojën e një ndryshimi të thellë në konceptimin strategjive të zhvillimit të ketij sektori prioritar të zhvillimit ekonomik e shoqëror në zonat periferike, pasi turizmi, bujqësia dhe blektoria mbeten mundësitë e vetme për të frenuar shpopullimin e mëtejshëm të tyre. “Shteti është duke investuar për përmirësimin e infrastrukturës turistike, duke e mbështetur këtë sektor jetik me investime, mjete të menaxhimit e administrimi, por ka ardhur momenti që të investohet edhe në përgatitjen e burime të afta njerëzore për turizmin dhe trashëgiminë kulturire”, nënvizoi ajo.
Projekte të tipit SMARTiMONY, tha gjatë fjalës së tij sekretari i Prefekturës së Gjirokastrës zoti Arjan Korkuti, synojnë mbështetjen dhe forcimin e kapaciteteve të SME-ve turistike në zonat e largëta, periferike dhe me popullsi të rrallë për t’u rritur edhe në këto zona tregjet rajonale, për të rritur produktivitetin, cilësinë dhe inovacionin në sektorin e turizmit. “Zbatimi i këtij projekti përfshin ngritjen dhe promovimin e 231 destinacioneve, 5 prej të cilave do të jenë aplikacione biznesi me potencial komercializimi, për të hyrë në kanalet globale të shpërndarjes pas përfundimit të projektit”, bëri të ditur për pjesëmarrësit në tryezën e debatit zoti Arjan Korkuti.
Zonja Pezana Rexha, drejtore e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore u ndal në disa aspekte që lidhen me investimet për restaurimet, rijetëzimin dhe menaxhimin siteve arkeologjike në 7 bashkitë e qarkut dhe sidomos në zonën e mbrojtur historike të qytetit të Gjirokastër në UNESCO.
Një debat u përfshine edhe shumë përfaqësues të biznesit dhe operatorëve turistikë, të cilët parashtruan disa probleme konkrete që lidhen me hartimin e strategjive dhe trendit të ri të menaxhimit të ofertave të turismit. Zonja Kristina Filli, kryetare e Bordit të Shoqatës Rajonale “Vizit – Gjirokastra” kërkoi më shumë vëmendje nga shteti për përpunimin e informacionit, statistikave, trainimin e guidave, botimet e dedikuara per njohjen e monumenteve të kulturës.
Pedagogja e Departamentit të Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore Dr. Daniela Qiqi, vlerësoi objektivat e projektit SMARTiMONY në drejtim të inkurajimit të proceseve të inovacionit të biznesit turistik me produkte dhe shërbime të reja në një ekonomi të lidhur globale dhe brenda një ekosistemi biznesi që ndryshon vazhdimisht. “Rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore turistike drejt inovacionit sipërmarrës, social dhe të biznesit, lidhen me nevojat në rritje për aftësimin e aktorëve të turizmit dhe lufton fragmentimin e palëve të interesuara drejt bashkëpunimit ndërsektorial për inovacionin e produktit dhe procesit.
Ndërsa Arkeologu i njohur Prof. Dr. Dhimitër Condi mbajti një leksion të gjatë lidhur me pasuritë arkeologjike të Luginës së Drinos dhe për disa vlera unikale të siteve arkeologjike të Epirit Antik. “Deri tani këto vlera nuk kanë marrë vëmendjen e merituar nga artorët e turizmit institucionet publike dhe biznesi turistik. “Shumë ekspedita arkeologjike në të dy anët e kufirit kanë zbuluar objekte dhe vlera unikale në luginat e Drinos e Vjosës dhe në krejt rajonin e Epiri Antik, por këto zona ende fshehin vlera të jashtëzakonshme të jetës njërëzore në antikitet, vlera për të cilat janë tepër të interersuar turistët e huaj. Këto vlera, ju vetëm duhet kërkuar dhe zbuluar, por ato duhen mirëmbajtur, restauruar, rijetëzuar dhe menaxhuar në interes të zhvillimit turistik”, nënvizoi Pro. Dr. Dhimitër Condi në fjalën e tij që u prit me mjaft interes nga pjesëmarrësit në debat.
Në dëbat u përfshinë duke evidentuar probleme aktuale të zhvillimit të turizmit kulturor edhe aktorë dhe operatorë të turizmit si; Pedagogja Dr. Antoneta Arseni, përfaqësuesi i biznesit turistik “Caravan Horse Riding Albani” Ilir Hitaj, restauratori Ing. Vaso Polo, përfaqësues i zyrës turistike “Experience Gjirokastra”, Eni Kaci, etj.
Me mjaft interes për pjesëmarrësit në këtë panel të debatit publik, ishte përfshirja e të gjithë pjesëmarrësve në procesin e anketimit të disa formularëve nëpërmjet të cilëve hartuesit dhe implementuesit e projektit të përbashkët greko-shqiptar INTERREG-IPA synojnë të tërheqin opinionin e aktorëve dhe operatorëve të turizmit kulturor.
“Për të mbështetur turizmin në rajonin tonë dhe sidomos shtrirjen e tij në zona të largëta periferike dhe me popullsi të rrallë, për të shfrytëzuar më mirë asetet e trashëgimisë kulturore, për të hyrë dhe konkuruar me dinjitet në tregjet kryesore të turizmit, detyrimisht kërkohet njohje e situatës, ësshtë i nevojshëm informacioni dhe padyshim nevoitet studime dhe strategji. Prandaj ne e vlerësojmë shumë këtë anketim të këtyre aktorëve me eksperiencë”, theksoi në mbyllje të kësaj veprimtarie sekretari i Prefekturës Zoti Arjan Korkuti.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka