Portali newsalbania.al prej më shumë se një muaj ka bërë publike shumë skandale në Kompaninë Albpetrol sh.a. Publikimet e bazuara jo vetëm në dyshime por në fakte konrete bënë të mundur shkarkimin e ish-Drejtorit Flamur Mato dhe marrjen e tij nën hetim nga zyra e anti-krimit ekonomiko-financiar. Newsalbania.al u mundësua në këto publikime dhe nga informacione të shumta që vinin në adresën e redaksisë nga punonjës të ndershëm dhe korrekt me punën e tyre në Kompani. Stafi i portalit pas verifikimeve të nevojshme për të qenë korrekt profesionalisht me lexuesin bëri publike problematikat shqetësuese në Kompaninë e vetme të hidrokarbureve në vend. Pak ditë më parë Newsalbania.al u informua për një tjetër aferë korruptive të ndërmarrë nga dy ish-drejtorët Baftjar Zeqaj & Flamur Mato. Për portalin ka qenë tejet e vështirë për të hedhur në dorë dokumenta autentikë të skandalit për shkak të “metodës së sofistikuar” nga autorët dhe pse u përdorën shumë metoda profesionale. Përtej sa më sipër në bazë të burimeve të sigurta skandali qëndron siç qëndrojnë dhe dokumenta në sirtarët e burimeve njerëzore! Përveç shumë informacioneve të newsalbania.al po botojmë të plotë mesazhin e ardhur në adresën e redaksisë nga një punonjës brenda kompanisë Albpetrol emrin e të cilit nuk po e përmendim për shkaqe konfidencialiteti por dhe për të shmangur ndonjë presion të mundshëm ndaj “informatorit” Lexoni më poshtë: ” Pershendetje!
Kam vene re qe ju po ndiqni skandalet qe po behen ne Albpetrol dhe ju falenderoj per kete pjese. Une jam nje punonjes i kompanise dhe me vjen mire qe dikush si ju nxjerr te palarat e Flamur Matos dhe Florides qe mbante nga pas. Po ju shkruaj per nje tjeter skandal qe ka bere Flamur Mato dhe Florida Alihoxha, per te cilen administratori i ri nuk di gje. Ne kompani ka qenë nje punonjes, Andi Derhemi. Ai hidhte firëm si drejtor prodhimi, por eshte marre gjoja edhe me arbitrazhin e kompanise. Baftjari dhe Flamuri e njohin Andi Derhemin prej vitesh qe kur kane punuar bashke tek Apollonia.
Flamuri dhe Florida, nen keshillimin e Baftjarit, kane bere nje skeme me kete djalin. Gjoja e pushuan nga puna qe ai te fitoje gjyqin dhe nga ana tjeter e marrën ne pune si keshilltar te jashtem per ceshtjet e arbitrazhit! Ata do ta paguajne kete Andin 35 mije dollare ne muaj, cdo muaj per nje vit resht. Do marre me shume se 400.000 dollare qe do te ndahen 100.000 dollare Andi dhe nga 100.000 Florida, Flamuri dhe Baftjari qe eshte kumbari i marreveshjes!
Per ta maskuar kete pagese ata po perdorin nje operator ekonomik te huaj qe do i kalojne parate ne llogarine e Andit dhe me pas ai do t’i ndaje me me shoket e skenarit! Thuhet se edhe persona te tjere ne Albpetrol jane pjese ne kete skeme qe vlen 35 mije dollare ne muaj. Vetem per kete gje po rri ne pune Florida Alihoxha pasi ajo eshte pjese e grupit te punes qe miraton pagesat qe do marre Andi cdo muaj. Nderkohe te gjithe punen po e bejne punonjesit e Albpetrolit qe rrine ne katin e trete se i ka urdheruar Florida qe kur ishte Drejtoreshe e Marreveshjeve Koncesionare. Punetoret e shkrete po rrijne edhe jashte orarit dhe nuk i pyet askush” përfundon mesazhi i dërguar nga punonjësi i Albpetrol sh.a! Interesimit tonë në tre burime të tjera të ngjashme jo më vonë se dje dhe sot nuk e mohojnë këtë mega-skandal! Burimet e sigurta thanë se kontrata e shërbimit mdis zotërisë dhe burimeve njerëzore është faktike dhe mbahet në duar të sigurta. Drejtori i ri i sapo emëruar për çështje të kohës së kufizuar të ardhjes në këtë detyrë ndoshta nuk ka pikasur ende të gjitha problematikat dhe skandalet që lanë pas në kompani dy ish-drejtorët Baftjar Zeqaj & Flamur Mato, i pari larguar për shkak të marrjes së mandatit të deputetit i dyti i shkarkuar për shkelje të rënda ligjore gjatë ushtrimit të detyres dhe tashmë nën hetim! Organet ligjzbatuese duhet të hetojnë në gjerësi dhe thellësi! ( Kaq për sot)…
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)