Tërmet i fuqishëm ‘shkund’ Kretën në Greqi, ja sa ishte magnituda.
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar sot në Kretë të Greqisë. Mësohet se lëkundjet e tërmetit kanë qenë 6.2 të shkallës rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 12:24 me orën lokale. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.