Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë/ Shkatërrohen mijëra shtëpi e makina (FOTO)
ANKARA
Një tërmet tjetër me fuqi prej 5.1 ballë ka ndodhur në brigjet e rajonit Karaburun në qytetin Izmir në Detin Egje në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi në faqen e internetit nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 11:35 sipas kohës lokale me fuqi prej 5.1 ballë dhe thellësi prej 3.42 kilometra.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext
Në po të njëjtin rajon në orët e mëngjesit u shënuan dy tërmete të njëpasnjëshme me një diferencë kohore me një minutë.
Tërmeti i parë ndodhi në orën 08:46 sipas kohës lokale me fuqi prej 5.1 ballë dhe thellësi prej 20.9 kilometra, ndërsa tërmeti i dytë në orën 08.47 me fuqi prej 4.8 ballë dhe në thellësi prej 7 kilometra. Gjithashtu këto tërmete u shoqëruan edhe me pastronditje të tjera.
Ky tërmet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, me shtëpi të rrënuara dhe me makina të mbuluara nga dherat.














