Nga Vladimir Muçaj:
Në komunikimet e mia përmes rrjeteve sociale dhe jo vetëm për shkak të profesionit të gazetarit kam në renditjen komunikative me qindra politikanë apo drejtues të niveleve të ndryshme të pushtetit lokal dhe qëndror. Jo rastësisht dhe jo vetëm pikërisht sot më ka rënë në sy diçka krejt e veçantë tek kryebashkiaku i Fierit zoti Armando Subashi krahasuar me numrin e madh të drejtuesëve bashkiakë apo nivele të tjera siç përmenda më sipër. Në profilin e tij zyrtar në faqen sociale komunikuese me publikun Facebook Subashi për foto në ballinë ka vendosur vethen dhe familjen. Kjo zgjedhje e tij mua më pëlqen tek një pushtetar i këtij niveli drejtuesi. Familja në plan të parë! Eshtë një rast i veçantë shembulli pozitiv që mbart mesazh kuptimplotë. Nuk e shoh këtë lloj formati në komunikim e prezantim publik tek asnjë politikan apo drejtues institucioni në Fier dhe jo vetëm. Duke u ‘ngacmuar’ nga ky fakt sepse mu kujtua një togfjalësh i një partie të vogël politike në vend përgjatë një fushate zgjedhore: “Atdheu fillon tek familja jote”! Shumë domethënëse! E ceka shkurtazi rastin Subashi për ta shpërndarë me lexuesit si shembull për tu marrë shembull!
