Një situatë e trishtë është konstatuar në aksin e autostradës Levan – Vlorë në zonën e quajtur “ Guri çifutit “ ku një kalë, i cili dyshohet se është përplasur nga një automjet, ka ngordhur.Kafsha ndodhet në anë të rrugës, ndërsa pamjet e saj janë kthyer në një shqetësim për drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët që përshkojnë këtë aks.
Përveçse një ngjarje e trishtë, prania e kafshës së ngordhur në anë të rrugës krijon edhe një pamje të papërshtatshme për një prej akseve kryesore rrugore të vendit.Udhëtarët bëjnë apel që strukturat përgjegjëse të ndërhyjnë për largimin e kafshës dhe pastrimin e zonës, me qëllim shmangien e një situate të tillë dhe garantimin e një ambienti më të sigurt e të denjë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)














