Benet Beci u betua mesditën e sotme si kryetar i bashkisë së Shkodrës duke marrë zyrtarisht detyrën pasi u zgjodh në 14 Maj.
Bardh Spahia i dorëzoi detyrën duke shtrënguar duart, pasi e priti në zyrë. “Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia.
I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës” tha Beci.
Tani, tha Beci në fjalën e tij, administrata duhet të përqendrohet te e ardhmja për të kapur kohën e humbur.
“Do të punoj si shërbëtor i parë i Shkodrës. Tani është koha për një ndryshim të madh. Shkodra të arrijë të kapë kohën e humbur. Të paraprijë të ardhmen” tha ai.
Partia Socialisti arriti që të marrë për herë të parë bashkinë e Shkodrës pas 30 viteve pluralizëm.