10 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

by News Albania
23/06/2026
in Kryesore, Lajme, Sociale
0
Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë
15
VIEWS
Share on Facebook


    

Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një pagë të barabartë me pagën mesatare neto mujore zyrtare prej 760 euro, nëse jeton i vetëm duhet të shpenzojë në një muaj rreth 853 euro, çka do të thotë se këto të ardhura atij nuk i mjaftojnë për të bërë një jetë normale dhe do të duhet të heqë dorë nga disa shpenzime jo të domosdoshme për të mbyllur muajin.

Të dhënat u bënë të ditura në një raport të fundit të Tradingpedia, e cila llogarit se raporti i shpenzimeve, si përqindje e pagës për një person të vetëm, që jeton në Tiranë është 112.2%.

Ky është niveli i dytë më i lartë në Europë, duke lënë pas vetëm Lisbonën e Portugalisë, ku treguesi është 121.4%.

Tirana dhe Lisbona janë të vetmet qytete në Europë, ku paga mesatare mujore nuk mjafton që një individ të kalojë muajin, duke përllogaritur shpenzime për ushqime, shtëpinë, transport, kujdes personal, apo dhe argëtim.

Për të zbuluar se cilat kryeqytete ofrojnë standardin më të mirë të jetesës me barrën më të vogël financiare në raport me të ardhurat mujore, Tradingpedia krahasoi të dhëna nga 37 kryeqytete evropiane, duke marrë parasysh shpenzimet e përditshme dhe pagat mesatare neto mujore (paga “reale” pasi zbriten të gjitha taksat dhe detyrimet nga paga bruto). Informacioni për Shqipërinë është përpunuar nga Monitor.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore neto është 760 euro, ndërsa që një individ i vetëm të jetojë normalisht, raporti përllogarit që duhen 852 euro.

Shpenzimi më i lartë është për qiratë, duke marrë 93% të të ardhurave, ç`ka bën që individit të mos i dalë pjesa tjetër e pagës, që i mbetet prej 50 euro, ndaj ai duhet të marrë hua, apo të zgjedhë të vazhdojë të jetojë me prindërit, apo të ndajë qiranë me dikë tjetër.

Më herët, Monitor publikoi se qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të agjencive imobiliare.

Sipas koeficientit ndërkombëtar që përdoret për vlerësimin e përballueshmërisë së strehimit, qiraja konsiderohet e përballueshme kur nuk kalon 30% të ardhurave mujore bruto të familjes ose individit.

Kur qiraja kalon mbi 30% të të ardhurave mujore, ajo konsiderohet e papërballueshme dhe sinjalizon stres financiar te një familje për strehimin. Nëse arrin mbi 50%, kjo gjendje quhet “housing cost burden” ekstrem, që rrit rrezikun e pasigurisë në strehim.

Nga llogaritjet, sipas formulës së koeficientit ndërkombëtar, një individ duhet të shpenzojë 77% të ardhurave të tij bruto apo 720 euro për të paguar shpenzimet e qirasë.

Nëse merret parasysh paga mesatare neto prej rreth 72 mijë lekësh (740 euro), shpenzimet për qiranë arrijnë rreth 97% të të ardhurave mujore neto, duke e bërë strehimin praktikisht të papërballueshëm për një individ mesatar.

Në të dyja rastet, treguesit qëndrojnë ndjeshëm mbi pragun prej 30% që konsiderohet kufiri i përballueshmërisë së kostove të banimit.

Kosto e jetesës për individ, më e shtrenjta në rajon

Sipas raportit të Tradingpedia, në Serbi shpenzimet mujore për një individ të vetëm janë 994 euro, por me pagën neto më të lartë prej 1084 euro, treguesi është 91.7%.

Në Maqedoninë e Veriut, me pagë neto mujore të ngjashme me tonën, në 769 euro, një individi i duhen për të bërë një jetesë normale 702 euro, ose 91.3% të të ardhurave.

Në Podgoricë janë të mjaftuesme 759 euro, ndërsa paga mesatare mujore neto është 1013 euro.

Kosto më e lirë e jetesës në rajon është në Bosnjë Hercegovinë, me 584 euro, për një pagë prej 883 eurosh, ose 66.2%.

Në Tiranë, jetesa e një individi është relativisht më e shtrenjtë dhe se në Londër, ku duhen 86% e të ardhurave, apo në Romë (93.5%).

Qyteti më i lirë është Brukseli, ku gjysma e të ardhurave mjafton për të jetuar normalisht, për një individ.

Tradingpedia ka llogaritur dhe koston e jetesës për një familje mesatare me 4 persona, me dy të rritur që punojnë me rroga mesatare.

Sipas këtij treguesi ardhurat e familjes janë 1520 euro në muaj, duke supozuar që punojnë dy të rritur me paga mesatare. Një shpenzim për një familje me katër persona llogaritet në 1353 euro në muaj, për të cilin duhen shpenzuar gati 90% e të ardhurave. Kosto e jetesës ulet/Monitor

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania