Ju lutem, jepni vleresim per Andon Rako Llazi.
Propozim
per dhenien e titullit ʺQytyetar Nderiʺ, mbas vdekjes Andon Rako Llazi, me motivacion
ʺ Per kontribute me vlera shoqerore komunitare e hedhjen e bazave ne ekonomine e tregut duke ndikuar per progres e zhvillim ekonomik ʺ.
Kryetares Bashkise
Znj. Eriselda Sefa.
Keshillit Bashkiak
Lushnje
Te mbledhur sot me date 15 gusht 2024, Ne ish maturantet e vitit 1974 te Shkolles se Mesme te Pergjithshme Krutje, duke festuar 50 – Vjetorin e matures, perkujtuam edhe ish maturantet qe nuk jetojne me, midis tyre edhe Andon Rako Llazi. Duke e njohur qysh ne rinine e tij e ne vazhdim, gjykuam ti propozojme strukturave perkatese prane Bashkise Lushnje te jepet Titulli ʺQytetar Nderiʺ.
Andon Rako Llazi, lindur ne fshatin Bishqethem, Lushnje me 25 Janar 1956 dhe ka nderruar jete me 24.04.2016.
Andoni ka lindur dhe eshte rritur ne familje me tradita atdhetare, njerez te punes, te thjeshte, te dashur dhe respektuar me te gjithe.
Njerëz si Andoni jane që bëjnë epokë dhe mbeten të paharruar! Qe ne rinine e tij prezantonte se kishte vizion per te ardhmen, kembengules ne arritjen e gjithckaje te mire ne interes jo vetem te familjes, por te komunitetit, ishte zemermire, mireberes, human dhe asnjehere nuk eshte pajtuar me te keqen.
Eshte nje nga te paret qe ngriti qelizen e ekonomise se tregut konform ligjeve specifike e te kohes. Shume shpejt lokali i tij i ngritur ngjitur me rrugen nacionale u be i njohur dhe ka kuptim shume te thelle qe i vuri emrin ʺLaberiaʺ.
Andoni ka bërë aq shumë sa në memorjen e secilit ka lënë gjurmë vetëm mirësie. Do ta mbajmë mend si shembull i bujarisë e me zemër të madhe, si njeri me vizion të gjerë që nuk mendonte vetëm për vatrën e vet ku ngrohej, por për zhvillimin e gjithë pellgut të myzeqesë, donte të ishin më mirë se sa ai secilin që njihte e takonte pa asnjë dallim. Dhe për këtë dëshmi e gjallë është se Ai nuk ja mbylli derën e mirësisë askujt. Zemra e Tij kishte vetëm bardhësi, çiltërsi, dashuri, ngrohtësi.
Tani me teper se kurre, mbas ndrrimit jete, pikellimi per te eshte i jashtezakonshem nga secili qe e ka lidhur puna dhe e ka njohur. Andoni na ka dhënë pa perjashjtim mesazhin e punës, një etikë vetmohuese, një kod nderi e personaliteti të formuar, e njeriut të papërulur e pamposhtur, i vendosmërisë dhe sakrificës së pashoqe, përshkrues e respektues i traditës, i optimizmit për një jetë më të mirë, dhe asnjëherë nuk i humbte shpresat.
Dhe Andoni la një vepër që vetëm njeh përparim.
Prodhim dhe furnizim betoni dhe asfalto – betoni.
Rikonstruksion dhe ndërtim objektesh civile, industriale e turistike.
Ndërtime struktura parafabrikate prej betonarme, druri dhe metalike.
Ndërtim objekte hidraulike dhe hidroteknike.
Gërmim dheu dhe punime muraturë.
Punime nëntokësore, ura dhe vepra arti.
Ndërtim: rruge, autostrada, tunele, ujësjellës, gazsjellës, linja elektrike, mbrojtje lumore, sisteme hidraulike, trajtimit të ujit dhe bonifikime.
Ndërtime impiante për prodhimin e energjisë elektrike, nënstacione dhe kabina të tensionit të lartë dhe të mesëm. Ndërtim vepra të veçanta e punime speciale ndërtimi. Punime të inxhinierisë së mjedisit.
Studim dhe Vlerësim të ndikimit në mjedis.
Projektues konstruktor, instalator, vepra hidraulike, rruge-hekurudha, ura dhe vepra arti, sinjalizimit rrugor. Studim/vlerësim gjeologo-inxhinierik i truallit për objekte civile-ekonomike mbi 5 kate, për objekte të mëdha H/C, porte aeroporte, bazamente me ngarkesa të mëdha. Projekte hidrogjeologjik.
Projektim fotogrametrik – hartografik, bazamente gjeodezike, rilevime topografike të gjitha shkallet. Konsulencë dhe projektim të objekteve të ndryshme civile, industriale dhe turistike. Menaxhim 2 projekti, investim dhe zhvillim prone.
Punime restaurimi. Import-eksport dhe tregtim materiale ndërtimi, elektrike dhe hidraulike. Makineri të rënda dhe impiante me qira.
Emërtime të tjera Tregtare: LLAZO
Forma ligjore: Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
Viti i Themelimit: 15.01.2002.
Genci Davidhi, ish Drejtori i Spitalit Lushnje eshte shprehur -Po ndodh tani. Filluan punimet per rregullimin e rruges hyrese te spitalit. Nje donacion ky i ndertuesit Andon Llazo i ndihmuar nga Arben Rrasa. Faleminderit miqte e mi. Nje rruge e shkaterruar prej vitesh tashme po ribehet.
Secili te shkoje ne Kishen Shen Maria Bishqethem, per aq sa e lejonte planimetria e rregullimit ka dhene kontribut ne shtrimin e rruges hyrese.
Keto investime falas i ka bere edhe ne objekte te tjera shteterore e komunitare.
Vleresime kuptimplote jane bere per te mbas vdekjes. ʺ Andon Llazi qe një njeri gjigant për ne Myzeqarët. Ai njeri nuk prishi gojën me asnjëri. Të gjithë njërëzit e mbajnë në gojë për zëmër gjrësinë e tij. I pa harruar qoftë kujtimi i tij ʺ. ʺI ndjeri Andon Llazi ka qene nje shok, mik, person shume Fisnik. A. Llazi do të mbahet dhe kujtohet nga te gjithe ne qe e kemi njohur e punuar me te si Nje Person i Jashtezakonshem. Do te mbahet mend ne kujtesen e te gjithe shoqerise dhe brezit tone, si njeriu me i guximshem dhe me i insiatives ne te gjitha aspektet qe jeta ka perqasur ne rruget e saja jo te lehta. I pa-harruar kujtimi i Andon Llazit, shokut dhe vellait tone qe cdo gje ne jete e perballoji me aq sukses, perpos kesaj te fundit qe na hidheroji te gjitheve pa maseʺ
Andoni ka qene shume zemegjere, ka ndihmjuar shume familje e persona ne nevoje dhe nuk I publikonte. Per Andonin ka shume per te shkruar.
Bazuar sa siper, ish maturantet e vitit 1974 te Shkolles se Mesme te Pergjitheshme Krutje, i propozojne strupturave perkatese te Bashkise Lushnje per dhenien e titullit ʺQytetar Nderiʺ.
Ky propozim shoqerohet me listen e firmetareve qe jane ish maturante te vitit 1974 te Shkolles se Mesme te Pergjitheshme Krutje, si dhe te pranishem, banore te njesise administrative Bashkia Lushnje ne festimin e 50 – Vjetorin e matures.
Per Grupin Organizator
Mihal MONKA
Krutje, 15 gusht 2024.
Nekrologji për Andon Llazin
Të dashur pjesëtarë të familjes së Andon Llazit!
Të nderuar zonja e zotërinj, shokë e miq, të gjithë ju pjesëmarrës në këtë ceremoni mortore!
Jemi këtu sot për të respektuar dhe për t’i dhënë lamtumirën Andon Llazit dhe njëkohësisht t’i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes. Po ndahemi nga një burrë fisnik që i bënte nder familjes, Myzeqesë dhe gjithë shoqërisë.
Andoni u nda nga jeta më datën 24 prill 2016 si pasojë e një sëmundje të rëndë duke lënë në pikëllim bashkëshorten, vajzat, djemt, mbesën e vogël dhe gjithë të afërmit.
Ai lindi në Bishqethëm të rrethit të Lushnjes më 25 janar 1956 në një familje myzeqare me kontribute patriotike dhe pune. Familja e tij u lidh me luftën antifashiste dhe i ati mori pjesë me armë në dorë në radhët e forcave partizane. Andoni ishte burrë i virtytit. Virtytet e tij bazike ishin puna, nderi, respekti për familjen, dashuria për të renë, vullneti dhe këmbëngulja për të ecur përpara.
Pas viteve 90-të Andoni zgjodhi rrugën e veshtirë të biznesit. Përballoi me guxim vështirësitë financiare dhe presionin e rrugës. Ai nuk ju nënshtrua asnjëherë keqbëresve dhe nuk i hapi rrugë të ligut. Ishte i drejtëperdrejt. Ai jetoi i lirë në menyrën e vete pa i hyrë kujt në hak. Ai ishte i ndjeshëm ndaj shtresave vunerabel. Sponsorizoi dreka e dhurata për shtëpinë e të moshuareve në Fier si dhe për femijët në nevojë.
Andoni ishte njeri bujar dhe me zemër të madhe e donte Myzeqenë, fshatin e tij, bashkëpuntorët, shokët, miqtë, gjithë njerëzit pa dallim social. Kushdo që trokiti te Andoni gjeti respekt dhe gadishmëri për ndihmë. Ishte zemërbardhë. Në këtë kuptim Andoni ynë ishte njeri social. Andoni ishte burrë fisnik dhe i virtytit, burrë i fjalës së mbajtur dhe punës së mbaruar. Ai jetoi pak por dha shumë për familjen dhe shoqerinë. Shoqërisë i dha mesazhin e punës, kodin e nderit, vendosmërinë për të mos u përkulur nga hallet e jetës, mesazhin e mirësisë dhe të dashurisë për njerezit. Ishte burrë i traditës dhe progresit përherë e pa jetën me optimizëm, e donte dijen dhe arsimin.
Familjen e lulezoi, të katër fëmijët i edukoi dhe i arsimoj në universitetet më të mira, i bëri qytetarë dhe atdhetarë sic ishte origjina, fisi dhe vetë Andoni.
Të nderuar pjesëmarrës!
Andoni ishte trim i jetës. Ai u ndesh me sëmundjen e zezë për dy vjet rresht. Në pamjen e parë kjo ishte një luftë në heshtje, por në të vërëtet shpirti i Andonit luftonte me vdekjen dhe nuk jepej. Ai qendroj përherë kurajoz dhe në këmbë. Nuk u shkëput asnjëherë nga puna, nga shoqëria, nga tavolina, nga familja dhe nga përkëdheljet e mbesës se vogël, Ana. Askush nuk dinte se ishte i sëmure dhe shëndeti nuk kishte përmirësim. Andoni nuk jepej, nuk dorëzohej nuk u ankua dhe nuk bëri njëherë OH.
Andoni e donte jetën dhe i kishte thënë JO vdekjes. Ai qëndroi vetëm tri ditë në shtrat dhe vdekja atë e rrëmbeu në mënyrën më të pabesë.
Të nderuar miq!
Gjithë kjo pjesëmarrje sot në këtë përcjellje mortore të shokut e mikut tonë, tregon jo vetem solidaritet, por dhe respekt dhe dashuri humane, sepse Andoni i kishte bërë vend vetës dhe përherë kishte falur mirësi dhe dashuri. Edhe lotët që po i derdhen curk janë lotët e lidhjes së gjakut e të qënies sonë humane që na bashkon të gjithëve.
I dashur shoku im Andon!
Ne, shokët e miqte e tu nuk do t‘ju harrojmë kurrë, do ta ndiejmë mungesën tënde, mendimin e pjekur, këshillat e tua, bisedat e mencuara, humorin e hollë, modestinë dhe fisnikërinë tënde.
Do të ruajmë gjithmonë respekt për ty, ashtu sic ishe.
Ndaj fli i qetë!
Lamtumirë Andoni ynë!
Lamtumire!
Në shënjë nderimi dhe respekti ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.
( Nga Mihal Monka ish-drejtues I lartë në Policinë e Shtetit, tani në pension) Shenim:
Ketij propozimi te merituar i bashkohet dhe stafi i medias online Newsalbania.al