Një ikonë e teatrit dhe ekranit u shua dje!
Anastas Kristofori lindi në Vuno dhe pati një karrierë brilante që e shoqëroi përgjatë gjithë jetës! Dhjetëra role artistike që do të mbeten gjatë në kujtesën tonë!
“Perikliu, babai i Elsës”, mbetet si një nga interpretimet më të dashura për publikun shqiptar prej më shumë se 3 dekadash nga vënia në skenë e kryeveprës “Pallati 176”.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve, komunitetit të artistëve! I paharruar!














