Një histori e rrallë dhe prekëse vjen nga fshati Baban në Devoll, ku pas plot 85 vitesh, Remzi Mulla është rikthyer në vendin ku lindi, i shoqëruar nga familja e tij e krijuar në Australi.
I larguar që në moshën 2-vjeçare, ai kthehet për herë të parë në rrënjët e tij, duke u përballur me emocione të forta sapo sheh shtëpinë dhe vendin ku nisi jeta e tij. Fshati duket sikur ka mbetur në kohë, me të njëjtat shtëpi të vjetra dhe pak jetë të re në rrugët e tij.
Mes kujtimeve të mjegullta dhe rrëfimeve të të afërmve e komshinjve, Remziu arrin të rilidhë copëzat e së kaluarës së tij. Lotët nuk mungojnë, ndërsa ai shpreh keqardhjen që nuk u kthye më herët, por edhe lumturinë që më në fund e realizoi këtë dëshirë të kahershme.
Dashuria për vendlindjen nuk ndalet vetëm te ai. Edhe nipërit e tij, të lindur dhe rritur në Australi, shprehen me krenari për origjinën shqiptare. Ata tregojnë interes për historinë, kulturën dhe madje shprehin dëshirën për të jetuar dhe punuar një ditë në Shqipëri.
Kjo histori mbart një mesazh të fortë: pavarësisht se sa larg të çon jeta dhe sa vite kalojnë, lidhja me vendlindjen mbetet e pashkëputshme. Gjaku nuk bëhet ujë.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)













