F T E S Ë , AIFF 2021 !
Qendra Kulturore “Aulona”, Vlorë, me mbështetjen kryesore të Bashkisë Vlorë si dhe Ministrisë së Kulturës, organizon në datat 12, 13, 14 qershor 2021, Edicionin e XIII të ” Aulona Inter Folk Festival”.
Festivali do të zhvillohet për tri mbrëmje me radhë në skenën e Sheshit përpara stadiumit “Flamurtari”, duke zbatuar protokollin e posaçëm shëndetësor.
Festivali do të shtrihet edhe në mjedise të tjera të qytetit ku më e rëndësishmja mbetet Parada e kostumeve si dhe performancat e lira në rrugicat dhe sheshet e Qendrës Historike të Qytetit, me ç’rast administratorët e subjekteve të shërbimit në këtë Qendër do të mirëseardhin tradicionalisht mysafirët festivalistë.
Ftesa e hapur për të gjithë.
Mirë se të vini!