Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se brenda vitit të ardhshëm do të ngrejë në hapësirë dy satelitë, duke u vendosur edhe emrat. Po si është përcjellë ky lajm tek qytetarët? A janë të entuziazmuar që lideri i tyre, për të cilin një pjesë votuan, ka qëllime kaq të “larta”? Një pjesë e mirë e tyre ironizojnë me deklaratën që shkaktoi të qeshura dje në sallën e parlamentit, ndërsa të tjerë nuk i kursejnë as sharjet, duke e konsideruar si tallje deklaratën e Ramës.
Qytetari: Edhe e bën. Këtë 44-vjeçar tha që do kapim majën. Do e kapim majën.
Qytetari: Le t’i ngrejë mo.
Qytetari: Jo 2, do ngrihen 10. Po ç’na duhet sateliti ne, ne nuk kemi bukë të hamë!
Qytetari: Të rrisë pagat dhe pensionet, ti lërë satelitët
Qytetari: Një m*t do ngrejë!
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë seancës së Kuvendit ditën e djeshme se Shqipëria do të çojë dy satelitë në orbitë. Albania 1 dhe Albania 2 do të jenë emrat e dy satelitëve që përveç vendit do të monitorojnë dhe lumenjtë e Shqipërisë. Se kur do të blihen dhe sa do të kushtojnë, Rama ende nuk e ka zbuluar.