Një boss mafie zbuloi se llogaritari i tij i kishte përvetësuar dhjetë milion dollarë.
Llogaritari ishte shurdhmemec, prandaj ai vendosi të përballej me llogaritarin për vjedhjen që kishte zbuluar.
Kështu që ai mori me vete një ekspert të gjuhës së shenjave, dhe i tha:
Pyete se ku janë dhjetë milion dollarët? Eksperti e pyeti atë përmes gjuhës së shenjave por llogaritari iu përgjigj se nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë!
Kryemafiozi i drejtoi armën dhe e vendosi në kokën e llogaritarit dhe i tha ekspertit: Pyete përsëri … Eksperti i tha: Ai do të të vrasë nëse nuk i tregon se ku janë paratë! Llogaritari u përgjigj në gjuhën e shenjave duke thënë: Paratë janë në një qese të zezë të groposura pas magazinës !!
Kryemafiozi e pyeti ekspertin e gjuhës se shenjave : çfarë të tha ? Ai u përgjigj: Shurdhmemeci thotë se ti je frikacak dhe nuk ke guxim ta qëllosh!
Në moment bossi e qëlloi dhe e vrau llogaritarin, dhe çështja përfundoi…….
në favor të ekspertit të gjuhës së shenjave i cili shkoi dhe i mori paratë më vonë.
Mësimi: Është veprim i gabuar të vendosësh të gjithë besimin tek ata që ju përcjellin fjalët dhe si rrjedhojë ti bazoni vendimet tuaja mbi fjalët e tij.
Pas një farë kohe do të zbuloni se ky besim nuk ishte në vendin e duhur dhe humbja juaj do të jetë e pamatshme dhe shumë e rëndë.
Huazuar nga R. Dani
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka