Nisin hetimet për vdekjen e minatorit në Bulqizë, trupi i tij i pajetë dërgohet te familjarët
Pas gjashtë ditësh kërkime, mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku. Në lidhje me këtë ngjarje dhe shkaqet e saj prokuroria e Dibrës ka nisur hetimet për të zbuluar më tepër detaje. Mësohet se dy pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet janë: vdekje nga asfiksia dhe vdekja si pasojë e rënies së masivit shkëmbor. Ndërkohë trupi i pajetë i minatorit është dërguar pranë familjarëve të tij për të vazhduar me kryerjen e ceremonisë mortore.
Policia ka shoqëruar në Komisariat, inxhinierin teknik dhe përgjegjësin e punimeve në galerinë ku ndodhi aksidenti fatal.