Shkencëtarët japin alarmin: Nisi shpërthimi vullkanik në ishullin spanjoll me 90 mijë banorë.
Shkencëtarët njoftojnë se vullkani në ishullin Atlantik të La Palmës ka nisur të shpërthejë pas javësh të tëra të aktivitetit sizmik.
Televizioni spanjoll RTE është duke transmetuar vullkanin që po çliron shtullunga të zeza tymi, ndërsa autoritetet spanjolle kanë nisur evakuuimin e banorëve.
Ekspertët e qeverisë spanjolle thonë se jo domosdoshmërisht shpërthimi i madh mund të ndodhë sot, por ndonëse nuk përjashtohet mundësia, një tjetër rrezik është ai i lëkundjeve tepër të forta sizmike në ishullin që është pjesë e Arqipelagut të Ishujve Kanarie.
Autoritetet kanë thënë se janë të gatshëm të evakuuojnë deri në 1,000 banorë brenda 24 orëve. Rreth 90 mijë banorë jetojnë në ishull.
Për herë të fundit, ky vullkan ka shpërthyer në vitin 1971.