Pas vrasjes së 23 vjeçarit te varrezat, ekzekutohet një tjetër person i rrezikshëm këtë mëngjes në qendër të Elbasanit.
Një tjetër vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Viktimë ka mbetur një person me precedent penal i cili është qëlluar me armë zjarri në afërsi të Muzeut Etnografik.
I vrarë ka mbetur Florian Lamçe i dënuar dy herë për plagosje.
Kujtojmë se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas vrasjes pranë varrezave në Elbasan, të Regis (Rigers) Runaj 23 vjeç. Runaj dyshohet se është marrë me makinë mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në një vend të errët, pranë varrezave, ku dhe është ekzekutuar.