Banorët që kanë jetuar më parë në ish godinat e Qytetit Studensit janë ngritur këtë të mërkurë në protestë para Kryeministrisë, për të kërkuar nga kreu i qeverisë Edi Rama ndihmë pasi janë përjashtuar nga bonusi i qirasë dhe programi i rindërtimit.
Ata thanë se po paguajnë prej dhjetorit banesat me qira pasi u nxorrën nga godinat e QS, por nuk e përballojnë dot dhe kërkojnë ndihmën e shtetit.
“Të trajtohemi si ata që humbën shtëpitë nga tërmeti. Kërkojmë të jemi pjesë e programit të rindërtimit, ne nuk ishim zaptues por qytetarë shumë të rregullt për 30 vite kemi paguar detyrimet tona e i bëmë të jetueshme ato karakatinma të vjetra, vetëm trualli është i bashkisë.
Mbajeni premtimin zoti kryeministër që na thatë se s’do mbetemi kurrë vetëm. Mos na diskriminoni dhe mos na hidhni në rrugë në një kohë kur cmimet e apartamenteve kanë kapërcyer frikshëm. Ju keni në dorë fatin tonë, ligjet janë të ndryshueshme.
I bëjmë thirrje kryeministrit të vejë dorë në zemër e ta ndryshojë këtë ligj se ne si jemi të trajtuar me bonus qiraje ta ndryshojë e të na bëjë pjesëtarë të procesit të rindërtimit.
Bonusi i qirasë është ndërprerë që më 27 dhjetor, jemi hequr nga programi i rindëtimit dhe granti i zhvillimit të tërmeti, jemi 150 famijlare, na kanë premuar banesa në zonën e 5 majit.
Kemi kërkuar e s’na kanë dhënë përgjigje, vetëm cfarë kemi dëgjuar në tv, që ne jemi quajtur zaptues, kemi jetuar me një qira simbolike, për ne ishte qira e vërtetë, 130 mijë lekë e kemi paguar se dikush ka pasur një krah pune, dikush invalid, janë nga të gjitha shtresat.
Ne po jetojmë me qira, dhe qiraja për ne është e papërballueshme se vetëm me një krah pune nuk mbahet qiraja, ato godina janë shkatërruar e është ndërtuar godinë aty nuk e di për cfarë. Ne duam të marrim banesa të reja se cmimet tani kanë vajtur shumë të larta, qoftë dhe me një kredi të butë”, tha njëri nga qytetarët protestues.