Rritja e çmimeve të bukës, karburanteve dhe energjisë elektrike/ Nis protesta e qytetarëve para Kryeministrisë.
Ka nisur sot në orën 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e organizuar nga shoqëria civile, ku qytetarët po protestojnë kundër rritjes së çmimeve.
Protesta e sotme është thirrur përmes rrjeteve sociale. Qytetarët theksojnë se protesta është ekonomike dhe nuk ka lidhje me asnjë parti politike.
Buka dhe karburantet kanë pësuar një rritje të ndjeshme përgjatë ditëve të fundit duke rënduar në xhepat e familjeve konsumatore.
Ajo vjen pak ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi një rritje të energjisë elektrike për shkak të krizës globale të energjisë.