E rëndë në Qerret të Kavajës, 4 shtetas rusë gjenden të vdekur në një sauna. Dyshohet se humbën jetën nga asfiksia
Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Qerretit në Kavajë.
4 persona janë gjetur të pa jetë në një sauna.
Nuk ka ende informacion për identitetin e 4 viktimave, paraprakisht mësohet se viktimat janë 2 gra dhe 2 burra.
Burime nga policia thanë se viktimat janë shtetas rusë. Paraprakisht mësohet se shkak për vdekjen e 4 turistëve rusë, të ketë qenë asfiksia.
Sakaq Policia ndodhet në vendngjarjes, për të hetuar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.