Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, me pasojë vdekjen e dy personave.
Sipas informacioneve paraprake babë e bir janë vrarë nga ish-dhëndri.
Krimi ka ndodhur pak para mesnatës në fshatin Grykë e zezë të Lezhës.
Ish-dhëndri Besnik Pjetri ka vrarë me armë ish-vjehrrin e tij Pjerin Gjoka bashkë me djalin e tij.