Dyshohet se u plagos për prishje pazari, kush është muratori 47-vjeçar në Theth që u qëllua me automatik në këmbë (EMRI)
Është zbuluar identiteti i të plagosurit me armë zjarri në Theth, 47-vjeçari Gëzim Ndrezaj.
Ky i fundit ndërtonte si murator, e kryesisht, merrej me ndërtimin e shtëpive.
Dyshohet se ai është plagosur për prishje pazari me autorin. Policia ka mundur ta identifikojë atë dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa sipas banorëve efektivët kanë mbërritur me shumë vonesë në vendngjarje.