Pas akuzave se familja Josifi ka qene pjese e kishes ungjillore ka sjellë reagimin e Presidentit te Vllazërisë Ungjillore Ylli Doci. Në një deklaratë për mediat Doci sqaron se çdo fe beson te ringjallja, por e dënojnë vetëvrasjen ndaj shtoi se besimi i tij nxit sfidimin në tokë dhe përballjen me problemet duke kërkuar edhe ndihmën e Zotit.
Pas tij një fjalë të shkurtër për mediat ka dhënë edhe sekretari i Përgjithshëm i Vllazërisë Ungjillore, Ergest Biti, i cili është edhe pastor ne zonën e KOmbinatiti ku jetonin gratë e familjes Jositi, ka pranuar se kjo familje ka qënë pjesë e komunitetit të tyre 15 vite më parë kur jetonin në Përmet, por në Tiranë nuk kanë qene anëtare e asnjë Kishe Ungjillore.
Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë dhe bijë, u vetëflijuan pasi besonin tek ringjallja. Besohet se ato kanë qëndruar pa u ushqyer, gjë që ka shkaktuar humbjen e jetës. DdVm













