Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka reagua lidhur me ngjarjen që tronditi pasditen e sotme Elbasanin ku Emiljano Ramazani, 39 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në makinën e tij.
Ngjarja ndodhi në lagjen “28 nëntori” të qytetit ku persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, që njihet ndryshe si “Rramami”, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, nga një tjetër mjet në ecje.
39-vjeçari që u ekzekutua ishte person me precedent penal.
Përveç arrestimin në vitin 2017, ku ishte kapur me 10 doza kokainë dhe 50 mijë Lekë të rinj, Ramazani është arrestuar dhe në 2011 për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, por në datën 16 korrik 2012 ai është lënë i lirë.
Lidhur me ngjarjen Hoxha shkruan “Lufta për kontroll të territorit dhe tregun e “të bardhës”, po korr me sukses, viktimat e veta.
“Si ka qene ajo loja, qe luanim kur ishim te vegjel?!
Agoj, loje filloj, 5 minuta sa te fshihem…
“Leviz, leviz, ky qerrata qytet.
Ere xhepane bie, kudo qe te shkosh”- thane pleqte e Ibrahim Kovaçit, te “I teti ne bronz”…
Me ne fund, pasI moren disa goditje te forta rresht, nga “djemte e Dubait”, mbase “ata” te “Tarzanit”, u bene te gjalle…
Lufta per kontroll te territorit dhe tregun e “te bardhes”, po korr me sukses, viktimat e veta.
Ekspertet e policise, vazhdojne te mbledhin gezhojat ne vendin e ngjarjes.
Ndersa sherbimi zjarrefikes, mbetet ne gatishmeri te plote per te shuar zjarrin e makines se autoreve te atentatit…
“Reforma per drejtesi”, ne boten e krimit, eshte ne vijim e siper.
Aty nuk ka veting falls me lista partie!!!
Aty ka AK-47, pa te drejte apelimi…
Kampionati vazhdon…