Ngjarja horror e ndodhur në Pogradec pasditen e djeshme ka tronditur të gjithë vendin.
Detaje të tjera të rënda janë bërë me dije nga ngjarja. Mësohet se skena makabre është parë nga e bija 15-vjeçare e autorit, teksa ai qëlloi të ëmën dhe i preu kokën me kosë e më pas tentoi të vriste të vëllanë.
E mitura ka lajmëruar policinë dhe është larguar nga banesa, teksa brenda 44-vjeçari tentonte të vriste të vëllanë pasi u konfliktua ashpër.