Ka dëshmuar 16 vjeçari në Berat, që u ngacmua seksualisht nga komshiu i tij 66-vjeçari Romeo Oço, tashmë i arrestuar.
I mituri ka thënë se komshiu e prekte në pjesë intime, prej muajsh me rradhë ka qënë preh e kësaj torture. Por nuk arrinte ta ndalonte pasi ai ka pasur frikë që ta denoncojë.
“Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur,i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”.
Kurse 66-vjeçari ka deklaruar se, mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh, me pëlqimin e të dyve.