16 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Zia Çela: Kryeministri pret vizita!

by News Albania
24/07/2020
in Opinion
0
9
VIEWS
Share on Facebook

KRYEMINISTRI PRET VIZITA

Rudi Strazimiri u habita kur pa se avioni u ngrit nga pista, teksa në bord ndodheshin vetëm tre veta, ai, e shoqja dhe e bija katër vjeçe. Atij iu kujtua se, kur kishte prerë biletat on line, nga agjencia u pyet përse me një drejtim. Rudi u përgjigj se i kishin dhënë fund emigrimit dhe se po ktheheshin përfundimisht në vendin e tyre. Madje, gjithë sa kishin pasur bagazhe të mëdha i kishin nisur me kamionçinë, ndërsa vetë do të udhëtonin me valixhe dore.
Sapo deshi ta pyeste stuardesën për çudinë e bordit, e shoqja iu kthye: “Ç’është kjo kureshtje e tepërt?! E ç’të duhet ty përse nuk ka njerëz në bord?! Po sikur avioni të transportojë ndonjë ngarkesë sekrete, fjala vjen, mbetje bërthamore?!”
Ndoshta kishte të drejtë, prandaj Rudi nuk foli.
Por habia e ndoqi edhe kur zbritën. Me t’i parë ashtu familjarisht, ende pa ua vulosur pasaportat, nëpunësi doli nga kabina për t’u dhënë mirëseardhjen. Në çast i zgjati Rudit telefonin e tij, rrëmbeu vogëlushen hopa dhe, duke buzëqeshur gjithë ngazëllim, i kërkoi ta filmonte e ta fotografonte. Pastaj, po vetë, i shoqëroi deri në tremën e jashtme, ku u gjeti edhe makinë fringo për në kryeqytet.
Ec e ec, Rudi Strazimirit nuk po i shqitej habia. Si është e mundur që autostrada të jetë kaq e shkretë? bluante me vete. Nga Zogu i Zi dhe deri në qendër u mundua t’i numëronte kalimtarët, por s’po u besonte syve. Numërimi i nxori diçka më tepër se gishtat e një dore, diçka më pak se gishtat e të dyjave. Mos më pengon ndriçimi i dobët, mos kam luajtur nga fiqiri?! – hyri në mëdyshje.
Ngaqë e ndjeu padurimin e të shoqit, gruaja e rëndoi çehren, duke marrë një pamje më të vrënjtur. Megjithatë, kësaj here Rudi nuk u mposht. Por, për të qenë sa më i kujdesshëm, i shmangu pyetjet që i vorbullonin në krye dhe zgjodhi një lavdërim.

  • Fort i sjellshëm ai nëpunësi i aeroportit, – i tha shoferit.
  • Zoti Seriani?, – murmuriti ai. – Po, po, fort i edukuar dhe i njerëzishëm gjithashtu. Jo më kot mban postin e Ministrit të Mirëqenies Sociale!
    Rudi shkëmbeu një vështrim me të shoqen, për të verifikuar veshët e tij. Por tani shprehte habi edhe fytyra e gruas. Jepi, fol, ç’pret ende, sikur po i thoshte. Dhe ai pyeti menjëherë, nuk po shoh qytetarë, ku janë njerëzit. Të më falni, por më duket sikur njerëzit kanë avulluar.
    Shoferi buzëqeshi. Kanë ikur, tha pastaj. Vit pas viti i gëlltiti emigracioni. Ata pak që kanë mbetur, i mbajmë në punët nevralgjike. Elektriku, ujësjellësi, një pavion spitalor, ca shitore ushqimesh, një shkollë e përgjithshme dhe një togë e shërbimit policor. S’ka më Qendra rinie, as universitete. Kur u vinte kjo moshë, të rinjtë e braktisnin folenë e vendlindjes, thua se nuk ishin njerëz, por shpendë që u dilnin krahët. Veçse mos harro, ama, edhe qeverinë e kemi zvogëluar në maksimum! Tani kemi vetëm njëzet e tre ministra dhe jo më tepër se shtatëdhjetë zëvendës. Kurse Parlamenti, është rudhur edhe parlamenti, ai është katandisur me njëqind e tridhjetë deputetë. E marr me mend, me siguri jeni çuditur në bord, ç’është ky udhëtim me avionin bosh? Si ia mbaka xhepi kompanisë ajrore? Por ka një përgjigje. Sa herë që një emigranti i mbushet mendja për t’u kthyer përfundimisht, e financon shteti ynë kompaninë. Po të mos kryhet kthimi shpejt, emigranti mund të ndërrojë mendje, çka është dështim për programin tonë Shpëtimi i Brezit të Shkretëtirës.
    Megjithëse ia kishin dhënë adresën e shtëpisë, Mercedesi elektrik mori rrugë tjetër. “Pse djallin kështu?!”, nëmi me vete Rudi.
  • Mbaje, mbaje makinën, shofer! – thirri i nervozuar, duke nxjerrë portofolin për pagesën.
    Tjetri buzëqeshi përsëri dhe, duke ruajtur gjakftohtësinë, e bëri me dije:
  • Unë nuk jam shofer taksie, jam Ministri i Transportit. Tani po shkojmë në Kryeministri. Sapo kthehet ndonjë familje, zoti Kryeministër dëshiron ta përshendesë. Dhe me të drejtë, or mik, sepse ardhja juaj na motivon. Ndryshe përse e mbajmë qeverinë ahere, kë qeveris ajo në këtë vend?!
    Në Shëtitoren Dëshmorët e Kombit ndihej po ajo zbrazëti mishngrënëse, po ajo heshtje e frikshme, si nemitja mes dunave ranore. Në të vërtetë, Rudi diç kishte lexuar për Brezin e Shkretëtirës. Me sa i kujtohej, kishin qenë të gjithë ata që, me diellin përvëlues mbi kokë, e ndoqën Moisiun në rrugën e gjatë dunë pas dune, por që ndërruan jetë pa arritur në Tokën e Premtuar. Tani Rudin e mundonte një brengë, sidomos një brengë. Cilit brez do t’i përkiste bija e tij?
    Ishte aq i tronditur, sa po i dukej sikur e kishte humbur sensin e kohës. Kur deshi të dinte datën, ora inteligjente që mbante në dorë ia dekodoi mendimin. Në fushën elektronike u ravijëzua data, muaji dhe shifra e vitit me katër numra. Por drita e projektorit, e cila i binte nga sipër me një iluminishencë të pazakontë, ia pengote leximin e saktë.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

14/11/2025
Balluku ka vepruar me urdhër, prandaj Rama nuk guxon ta lëshojë, Flamur Noka zbulon skenarin e protestës së PD

Balluku ka vepruar me urdhër, prandaj Rama nuk guxon ta lëshojë, Flamur Noka zbulon skenarin e protestës së PD

14/11/2025
Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori

Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori

14/11/2025
Shqiptari vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra/ Nëna rrëfehet mes lotësh: Jam në një gjendje që s’di se…

Shqiptari vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra/ Nëna rrëfehet mes lotësh: Jam në një gjendje që s’di se…

14/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In