Koncert festiv nē Kurbin
Me rastin e festave të Nentorit në sheshin Gjin Pjetri të qytetit të Laçit në prani të qindra qytetarëve kurbinas zhvillohet koncerti festiv:Java e Flamurit, organizuar nga qendra kulturore e fēmijëve.
Aktiitete të tilla festive meriton më shumë ky qytet me vlera të lashta historikë e patriotike,
Kurbini, kjo trevë e lashtë mbështetëse e Heroit tonē Kombētar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me luftëtarë, strehime dhe ushqime, Kurbini me betejën legjendare tē Albulenës si njē nga më të rëndēsishme të luftēs kundër turqve, Kurbini i shkollës shqipe tē hapur në vitin 1632, Kubini i Vendlindjes së Papa Klementit të XI dhe shumē klerikëve të shquar që mbajtën në këmbë Ipeshkëvinë Shqiptare, Kurbini i organizimit të kryengritjes sē parë për shpalljen e pavarësisē, Kurbini si asnjē rreth tjetër si pasaporta e unitetit shqiptar nder etnik e ndëfetar.
Ky është Kurbini që sontē vezullon mes dritash shumngjyrëse nga zēra të njohur artistësh të shumtë..në Javën e Flamurit.