TI ZGJODHE VENDIN TIM
(Kushtuar Albanologut Robert Elsie)
Ti zgjodhe të prehesh në vendin tim
Në alpet shqiptare kreshtë thinjur,
Ku uji zbret nga bjeshket gjysëm i ngrir
E mirazh bën mbi lëndinat lule harlisur
Ti zgjodhe të prehesh në vendin tim
Ku burrave si ti u këndohet këngë majekrahu,
Ku bjeshkët jehonën percjellin si kushtrim
Nga këngët që u këndon trimave lahutari.
Ti zgjodhe vendin tim ku miku respektohet
Ku shtëpija quhet e tij dhe e zotit,
Pikërish aty ku rreth oxhakut tregohet
Për njerzit që janë soj e sdalin prej rodit.
Ti zgjodhe të prehesh në vendin tim
Në bjeshkët e mahnitëshme, plot ujvara
Me shkëmbinj të thinjur ku shqiponja rrin
E ngrihet furishem hapësirave të kaltra.
Ti zgjodhe të prehesh në vendin tim
Dhe varri yt s’ do quhet i Robertit,
Ai vend ku prehesh i qetë miku im
“Varri i Vëllait” do quhet, që Shqipërinë deshi.
Ti zgjodhe të prehesh në vendin tim
Ku burrave si ti u këndohen këngë majekrahu,
Ku bjeshkët jehonën përcjellin si kushtrim
Nga këngët që u këndon trimave lahutari.