PUNA E SHTETIT
Kam mbi tre dekada që hap e mbyllë një derë
Si specialist derën e një zyre në shtet
Sa herë që çelësin në bravë fus e nxjerrë
Dikush që më sheh nëpër dhëmbë flet.
Sa herë e hap dhe mbylle atë derë
Vlerat si nëpunës dikush i zhlerëson
Mbase puna ime atij i duket e pa vlerë
Se vleren time me të tjerë krahason.
S’kanë faj, njerëzit shohin plot rrogëtarē
Me shkollë e pa shkollë në administratë
Ju bën përshtypje trokitja te një derë
E zhgenjimi nga pergjigja e marrë.
I’u bën përshtypje punësimi në shtet
Rroga që merr nëpunësi ju duket goxha
Se kanë parë të tillë që vetēm në pak vjet
Të bëjnë jetë përrallore e vila të mëdha
Dikush dhe mua në trajtë habie
Shpesh me pyet “akoma në punë”
Mendon se punohet sa një mandat partie
Kurrsesi një ditë tē punosh më shumë.
Vërtet kam dekada pune në shtet
Duke kryer pune, jo hap e mbyll një derë
Kredencialet jam munduar ti ruaj vërtet
Dhe zyrtarit të ndershem ti jap vlerë.
Tërë jetën kam punuar si kalë
Dhe pse shpesh gomare pata para
Kur zerin kam ngritur e halle kam qarë
Nje dru i shtrember mu gjend te barra.
Gjithsesi në punë e hap e mbyll një derë
Si specialist derën e një zyre në shtet
Nëpunësit jam munduar t’ia ruaj atë vlerë
Vlerën njerēzore që meriton vërtet.