PANAIR KULINARIE DHE ARTIZAL KURBIN 2024.Atmosfere festive sot në Laç. Qindra banorë vendas dhe nga rrethet kaluan në një atmosferë festive disa orë ndryshe në "Panair Kurbin 2024", organizuar nga Bashkia Kurbin në bashkëpunim me, Zyrën e punësimit, Zyrën e Bujqësisë dhe Veterinarisë Kurbin.
Promovim i produkteve lokale dhe tradicionale të zonës së Kurbinit nga fermerët dhe bizneset vendase, kostume dhe vegla muzikore të ndryshme nga artizanët duar artë, piktura dhe libra.
Të pranishëm këtë radhë në panair ishin edhe biznese për efiçensën e energjisë nga kosova, mundësuar nga Zyra e Koordinimit me BE përfaqësuar nga Akademia e Studimeve Politike ASP dhe Instituti i Prishtinës për studime Politike.
Sot në vëndin e bekuar ku harmonizohen kaq bukur puna, mikpritja, besa, toleranca dhe harmonia u shpalos lart vlera njerëzore dhe kultura.
Te pranishmit në panair u njohën, shijuan dhe blenë produkte bio autoktonë, bujqësore e blegtorale, fruta dhe perime, mjaltë, ushqime dhe gatime tradicionale brumi, embëlsira nga prodhues kurbinas, produkte artizanale, veshje tradicionale, libra e piktura nga autorë vendas.
Aktivitet mbresëlënës, i kombinuar këndshëm dhe shoqëruar me muzikë, këngë e valle nga artistet kurbinas.