“KULLA DHE BUNI I BAJRAKTARIT”
(Minireportazh nga BOGA)
-nga Ymer Hysa- Kisha dëgjuar nga kolegët e mi për investimin e njërit nga Mjekët Veteriner në agroturizmin malor, por personalisht as nuk e njihja dhe as e kisha frekuentuar ndonjëherë biznesin e tij të ngritur mes alpesh. Ai ishte Gëzim Olaj, i diplomuar Mjek Veteriner që më 1993, por që nuk arriti ta ushtrojē profesionin e tij për shkak të reformave administrative dhe lëvizjeve demografike që ndodhen në këto vite e më pas. Si mjaftë të rinj të diplomuar, edhe ai do e shihte veten "të përzënë" nga vendi duke emigruar drejtë Anglisë. Atje do të jetonte e punonte për 26 vite, duke mos harruar kurrë vendlindjen, atë vendlindje që paraardhësit e tij e kishin djepin e perhershëm, ku jo vetëm shihnin ëndrrat, por edhe si të vetmin vend ku mund ti bënin ato realitet. Theksojmë se Gëzimi është një nga trashegimtarët e Familjes së Bajraktarit tē Bogës, i cili ishte njëri nga 4 vëllezērit e Kelmendit të ndarē me Selcen, Vuklin dhe Nikçin. Ai do të kthehehej, nuk mund të ndodhte ndryshe. Të gjithë energjinë, kursimet dhe mëndjen e tij do ta investonte në vendlindje, në Bogën e tij të dashur. Anës rrugës nacionale kombëtare Shkodër - Theth e cila gjarpëronte mes blerimit të përhershëm të pyjeve, jo më shumë se dy orë udhëtim nga Laçi i Kurbinit do të na shfaqej Kulla e Bajraktarit ose kompleksi agroturistik i Gezimit. Ishte një ndertesë trekatëshe e vendosur në luginë e rrethuar nga male të lartë që akoma kishin qylymē të mëdhenj bore si akullnaja shekullore,. Teksa shihja me kureshtje vendin, lokali poshtë në luginë më ngjate me një amfiteatër natyror.
Ai ishte i rrethuar nga Maja e Çardakut 2220 m mbi nivelin e detit e me radhë krah njëri – tjerit Maja e Helmit, Maja e Vukalit, Maja e Margaçes, Bridashja, Qafa e Thores e Shtegu i Dhenve.
Teksa pyesja dhe shuaja kureshtjen me Gëzimin rreth aktivitetit të tij dhe teksa shijoja kosin me mjaltē e arra që na serviri miqësisht lokali, në livadhet e shpatit të malit në goxha lartësi sodisja tufën me dhi, (e pse ta fsheh mendova se ishin dhi tē egra,) por jo, ato ishin të fermës së tij dhe jo pak, por mbi 700 krerë, me të cilat siguronte djathin, kosin, gjizēn, salcën e kosit, mishin e kecit dhe kokën e kecit të cilën e servirte si dhuratë për miqtë dhe turistët e shumtē. Nuk ishte vetëm ferma e dhive, ishte edhe parku i bletëve tē tij, ishte ferma me derra, ferma e gjedhit, ishin fermat e fermerēve të zonës që gëzimi u grumbullonte produktet e tyre, per ti përdorur si ushqime në restorantet e tij.
“Drekën do e hamë te Buni i Bajraktarit – na u drejtua Gezimi, nuk ēshtē shumē larg nga këtu.
U ngritēm dhe makinat morēn rrugën malore përmes shpateve të maleve të lartē.
– Ndalojmē pak, të mbledhim dredhëza dhe çaj, ka me bollek kētu.
Atë punë bëmë. Dredhëza të egra, kokërrvogla, por shumē të shijshme, mblodhēm edhe çaj, kuptohet duke kēputur vetëm degët e mbushura me lule të çelura e jo ato me gonxhe e duke treguar kujdes për tē mos e shkulur me rrënjë.
Rruga vazhdonte duke u ngjitur butësisht nē lartësi tē konsiderueshme drejtë shtegut të malit, pikērisht atje ku të parēt e Gëzimit kishin patur stanin e bagëtive.
Arritëm, i gjithē ambjenti për rreth apo parkimi i resortit ishte i mbushur me autovetura, furgonë dhe autobuzë që kishin sjellë turistē vendas dhē tē huaj pērmes agjensive turistike, kishte edhe turistë të huaj që ishin ngjitur gjere në lartësinë e Alpeve Shqiptare me biçikleta apo motoçikleta.
Restoranti ishte plot, të gjitha dhomat e hotelit dhe kabinat ishin tē zëna për fjetje nga turistët. Ambjenti përreth gumëzhinte nga vizitorët e shumtë që bënin fotografi nga “ballkoni i të dashuruarve” një ballkon i ndërtuar posaçerisht në pozicionin ku ata që pozonin të kishin peisazhet më të bukura në sfond.
Edhe ne si gjithë të tjerēt do të bënim jo vetēm fotografi por edhe shëtitje në ambjentet e mrekullueshme pērreth lokalit duke parē me kuriozitet pyjet shekullore, lulet e shumta, liqenin alpin dhe duke pire ujë të kristaltē nga Kroi i Bunit tē Bajraktarit që buronte nga Gropa e Radoines që me siguri është burim alpin që zbret me rrjedhje të lirë.
Ishim duke drekuar në restorantin me lartësinë më tē lartë në vend, 1740 metër mbi nivelin e detit. Këtu shijoheshin jo vetëm mishrat, bylmetrat, perimet dhe frutat vëndase, të cilat ishin jo thjeshtë bio por krejtësisht natyrore. Ishim nē atë lartësi ku syri të rrokte edhe Kabashin e Pukes e mbi të gjitha ishim në atë lartësi që e preferonin turistët e pafund, të cilët nga këtu, Buni i Bajraktarit, do të soditnin nga ora 23 deri në orën 04 yjet dhe gjithçka në qiell, me sy të lirë pasi ky vend nuk kishte “ndotje drite” dhe kishte koefiçent tē lartë shikimi.
Në këtë vend ka lindur At Zef Pllumbi. Nē këtē vend kan ardhur dhe medituar At Gjergj Fishta dhe Pader Andon Arapi. Mbase këta kolosë i kanë njohur më mirē se kushdo vlerat dhe rëndësinë e këtij vendi.
Largohem nga Buni i Bajraktarit, nga ky vend që mezi pres të rikthehem. Besoj kushdo tjetër që e ka frekuentuar një herë edhe ai si unē dëshiron tē rikthehet, sepse dëshiron mjedisin, gatimet, shërbimin e mbi të gjìtha buzëqeshjen dhe respektin e pronarit Gezim Bajraktari. 26.06.2022