KONKURSI I POEZISË “ORA E ASTRITIT”. Në Ferizaj të Kosovës, Klubi Letrar "De Rada" nën kujdesin e kryetares së këtij klubi Zyrafete Shala, dhe mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të kësaj komune, në galerinë e arteveve të këtij qyteti për të 8-tin vit radhazi mbajti konkursin e poezisë "Ora e Astritit" në nderim të poetit dëshmor i Kombit Astrit Bytyçi. Të pranishëm në këtë konkurim poezie ishin poetë dhe poete nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, të cilët u paraqiten denjësisht me poezitë e tyre para një jurie profesioniste të përbërë nga Mustafë Xhemaili poet e publicist, Donika Dabishevci poete dhe studiuese, si dhe Agim Berisha poet. - "Nga 60 poetë konkurues, do të shprehej në fjalën e saj Kryetarja e Klubit Letrar "De Rada" juria ka përzgjedhur 20-të poezitë me të mira për konkurim që do të lexohen në këtë orë poetike".
Pas leximit të poezive nga poetët e pranishëm dhe pas aanalizës letrare të gjithë poezive konkuruese “poezia, komponentet dhe konkursi” juria bëri vlerësimet e poezive dhe ndau këto çmime:
Çmimi i parë shkoi për poeten nga Shkodra Valbona Mulaj-Lluka me poezinë “Ma nis”, çmimi i dytë për poeten Vlora Rexhaj-Morina me poezinë “Janë do çaste” dhe çmimi i tretë për poetin Fatmir Gjata me poezinë “Vjeshtë”.
E veçantë e kësaj ore poetike ishte pjesmarrja e familjarëve të dëshmorit Astrit Bytyçi dhe e qytetarëve poezidashës.
Si kurdoherë ngjarje të tilla nuk mund të kalonin pa u fiksuar me fotografi mes miqve poete për tu ruajtur gjatë si një kujtim i bukur e mbreslënës.