KATUNDI I RI
(Fshati që flet me gjuhën e harmonisë)
-nga Ymer Hysa- Katundi i Ri është fshati më i ri i Kurbinit i krijuar me banorë të ardhur nga fshatrat e veriut të Shqipërisë dhe kryesisht nga Dukagjini. Dukagjinasit e parë erdhën dhe u vendosen këtu si punëtor shpyllëzimi të Pyllit të Butë, që pothuajse mbulonte me lis, plep të bardhē dhe frashër shumicën e fushës së Kurbinit. Ishte një pyll i harlisur, ku të moshuarit thonë se nuk shikohej dielli nga dendēsia dhe mund tē humbisje në tē, nëse nuk mbaje mend rrugën dhe shënjat e vendosura. Dukagjinasit u vendosen me shtëpi në kodrat e fshatit Zhejë anës rrugës nacionale, duke e emërtuar fshatin Katundi i Ri, ku shumica prej tyre jetojnë edhe sot. Banorët e parë të ardhur rreth viteve 1950 ishin Adem Mani, Mark Mlera, Gjin Fusha, Pjeter Fusha, Gjon Fusha, Mark Perleci, Gjergj Daka, Ded Nika, Gasper Dema etj. Me kalimin e viteve ose më saktë në vitet 1956-57 kohē kur u formuan kooperativat bujqësore ata krijuan kooperativën e tyre "Vasil Shanto" me kryetar Adem Mani. Kjo kooperativë për fatin e mirë të banorëve të saj pati jetë tē shkurtër vetëm pak vite, pasi ky fshat u përfshi në NB (Ndërmarrje Bujqësore Shtetërore). Banorët e parë zbuluan këtu rastësisht burimin e ujit të ndërtuar nga ushtria austriake. Ky krua kishte uje tē cilësisë së lartë dhe sherbeu për vite të tëra jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për shumë familje të fshatrave përreth si Zhejë, Fush Gjorëm dhe Lagja Drita e Mamurrasit. Ai u pagëzua si "Kroj i Shaljanëve". Me kalimin e viteve edhe për faktin se ishte ndërmarrje bujqësore në këtë fshat kanë ardhur edhe familje të tjera si Ded Hisku, Vuksan Grimci, Pllum Grimci, Simon Berhani, Xhemal Muceku, Zef Gjini, Gjelosh Staka, Ded Koçeku, Mhill Grimci, Ded Nika, Ndue Lula, Ndue, Stojani, Lek Lleshi. Marash Troja, Gjin Pjolla, Gjon Miza, Kol Ceca, Seferin Ceca, Haki Jella, Kol Geci, Halil Geci. Në këtë fshat ka qenë ndërtuar dhe ka funksionuar kompleksi i rritjes së derrit i Ndërmmarrjes Bujqësore Gjorëm ku kanë punuar më qindra punëtorë dhe specialistë të fshatrave e qyteteve pêrreth. Po ashtu këtu, për shkak të pozicionit strategjik ka funksionuar një pikë e altilerisë ushtarake e ushtrisē sē kohēs. Sot fshati është shtuar me familje të ardhura nga fshati Zhejë si ata të Fisit Piroli dhe Tota apo banorë të fshatrave të veriut. Rreth vitit 2000 është ndërtuar kisha qē veç shërbesave fetare ka shërbyer edhe si kopësht fëmijësh për parashkollorët. Banorēt flasin me respekt për Don Karmelo la Roso nga Siçilia dhe për motrat Sor Sunda, So Bartolomeo, dhe So Roza si dhe pēr edukatoren Roza Lleshi. Në historinë mbi 70-të vjeçare bie në sy harmonia e banorëve. Edhe pse të ardhur nga krahina të ndryshme mardhënja mes tyre ka qenë kurdohere vllazërore, kurrë mes tyre nuk ka patur konflikte. Si çdo vend edhe ky fshat ka patur personalitetet e tij ku më të spikaturit ishin Pashk Hisku mësues, Mhill Grimci dhe Prena Nika infermierë, Pashke Grimci ekonomiste, Xhovalin Berhani elektricist, Zef Gjini orëndreqës, Lulash Dema veteriner etj. Per ironi të fatit ky fshat si në monizëm edhe në demokraci është lënë totalisht pas dore, pa shkollë, pa qendër shëndetësore, pa rrugë, pa ujë etj. Gjithçka këtu ndërtohet me marrëveshje dhe kontributin e vetë banorëve. Papunësia i ka detyruar shumë familje të tij të migrojnë drejt kryeqytetit apo edhe të emigrojnë jashtë vendit.



