ENDERROJA
Endërroja jetë të lumtur pa brenga, pa halle
ku njëri-tjetrin ta kishim vëlla, mik, shok
i mendoja njerëzit me zemër sa hapësira detare
veçanerisht ata që shoqeria u jep post.
Endërroja të ecja rrugëve të gjata
pyjeve të degjoja zerin e bilbilit, thëllëzēs
shpirti të mos dëgjonte pyjeve motosharra
mos te ngrinte zemra nga krisma dyfeqesh.
Èndërroja qytete që gumëzhinin nga njerëzit
fusha të gjera që oshëtinin nga traktori,
kurrsesi urrejtjen mes njēri tjetrit
kurrsesi zemrën me ftohtësi betoni.
Enderroja veten një gjysh të lumtur
oborrin mbushur me nipër e mbesa
kurrsesi të mbeteshim si njerëz të përhumbur
kurrësesi brenda Atdheut “operacion fshesa”.
Endërroja veten në rrugëtim të gjatë
disa vite jetë më shumê se gjyshi, babai
kurrsesi kaq të pafuqishëm, të pa aftë
me brengën e pamundësisë “i zënë në faj”.
(Nga vëllimi poetik “ëndrra në udhëkryq”)