RRUGËTIM HISTORIK I GRUAS SHQIPTARE NË POLITIKË
Rrugëtimi i fitoreve dhe nisja e mandatit të tretë të socialistëve për shqiptarët dhe Shqipërinë, vlerëson dhe përfaqëson figurën e gruas në drejtime të larta qeveritare. Kjo nuk është rastësi, nepotizëm apo preferencë, sepse realiteti dëshmon fuqishëm për rolin e gruas në politikën shqiptare dhe në vendimmarrje.
Është vlera, forca, guximi, falja, dashuria, përkushtimi dhe vuajtjet, që gruaja në vetvete mbart për familjen , shoqërinë dhe vendin, duke sjellë më shumë në çdo aspekt lirinë politike konstruktive.
Më kot nuk thoshte Sami Frashëri :”Gruaja është nënë e fëmijës , zonjë e shtëpisë dhe e krejt njerëzisë .”
Përfaqësimi i grave në 12 poste ministrore , si dhe një grua në krye të Kuvendit të Shqipërisë është vlerësim dhe përzemërsi e një politikani dhe lideri mendjehapur, e një Kryeministri efikas dhe mbështetës i fuqishëm i procesit të gruas në vendimmarrje.
Gratë dhe burrat duhet të shkojnë në rrugën e jetës, familjes dhe politikës së bashku.
Kjo do të sjellë standarte të larta dhe përgjegjësi të mëdha për të mbrojtur natyrën e përbashkët njerëzore, duke i dhënë formë dhe mbështetje demokracisë tonë.
Përfaqësimi i grave në qeverisje, duhet të jetë zëri dhe zbatimi i të drejtave ligjore të grave.
Grua , thyeje heshtjen !