MARATONA E NJË LIDERI TË SUKSESSHËM E VIZIONAR !
“Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratonë ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30 vjetor të PS, s’ka më mirë që sot,që kemi fituar këtë mandat të drejtë, të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re, nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime .”
Ky fjalim model i dorëheqjes së Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi ,që përloti mijëra socialistë në mbarë vendin , është një akt moral i lartë ,por mbi të gjitha është një akt me dimension human . I cilësuar si lider me aftësi natyrore , Ai do të memorizohet në memorien e kohës dhe të politikës shqiptare,si lideri madhështor me imazh afër perfeksionit , si lideri me atribute të rëndësishme që kontribuojë me mendje dhe zemër për fuqizimin e familjes së madhe socialiste ,si lideri që ngriti peshë zemrat dhe shpirtrat e shqiptarëve në situatat më të vështira që kaloi kombi gjatë periudhës së tranzicionit ,si lideri vizionar që drejtojë një armatë të tërë socialistësh drejt një qëllimi të vetëm ,atë të prosperitetit dhe integrimit të vendit në familjen e madhe europiane . Duke qenë një politikan mendjehapur ,me vizione ,qëllime pozitive dhe ambicie , që shikonte përtej asaj që shohin të tjerët , por mbi të gjitha i palodhur deri në përmbushje të misionit në politikë , Ai,arriti të fitojë besimin e shqiptarëve dhe të qytetarëve fierakë , të cilët e votuan si deputet në Kuvendin e Shqipërisë ,në tetë legjislatura . Ruçi ,padyshim që vlerësohet si njeriu dhe politikani që la gjurmë me vlera njerëzore , që arriti të shkruajë një histori të tijën, falë aftësive intelektuale e dominuese, duke hapur një dritare bashkëpunimi dhe duke bërë pjesë të skuadrës socialiste , gjithkënd që kishte një qëllim pozitiv . Ruçi vlerësohet si politikan dhe personalitet shumë popullor dhe bindës ,në komunikimin e të cilit, të tjerët dalluan karizmin si një tipar mbinatyror , panë modelin që mund të shërbejë, si një copëz mozaiku për të gjithë klasën politike shqiptare .
Ne ,socialistët me krenari mund të shprehemi,se Gramoz Ruçi është lideri i vertetë ,i suksesshëm e vizionar i politikës shqiptare ,është burim frymëzimi për të gjithë ne ,duke u fiksuar si simbol i pathyeshëm i politikanit maratonist në sytë e historisë .
YB
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)